Flash

“Pse më sheh shtrembër?”, si nisi sherri në Durrës. 1 i vdekur dhe dy të plagosur

Lapsi.al 19 September 2020
“Pse më sheh shtrembër?”, si nisi sherri në

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij, Erald Gjini (me mbiemër të ndryshuar) si dhe një nga agresorët.

Ngjarja ndodhi në lagjen ne.13 në qytetin bregdetar. Mësohet se shkak i sherrit të dhunshëm mes babë e bir dhe fisit Tatasi nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (I plagosur) si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike.

Në vendin e ngjarjes u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli. Pas rrahjes së dhunshme fizike, më pas u përdorën armët e zjarrit. Të shtënat rezultuan fatale për 39-vjeçarin, Armando Baboçi i cili ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit teksa ndodhej në duart e mjekëve. Ai kishte marrë plumba në organet jetësore dhe nuk arriti të mbijetojë për shkak të gjakderdhjes. Djali i tij, Erald Gjini mbeti i plagosur, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në spital ka mbërritur i plagosur edhe Henri Tatasi, i cili ka qenë me grupin që u konfliktua me babë e bir.

Dyshohet se me armë zjarri ka qëlluar Klodjan Daci, 20 vjeç. Ai u arrestua së bashku me Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi, të moshës përkatësisht 23 vjeç dhe 20 vjeç.

Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”.

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Elbasan

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Ish Metalurgjiku. Burime zyrtare konfirmuan se një fuoristradë ka goditur një autoveturë dh...

09:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI