Flash

Sërish fluks në Morinë, kosovarët drejt bregdetit shqiptar

Lapsi.al 19 September 2020
Sërish fluks në Morinë, kosovarët drejt bregdetit shqiptar

Fluks i madh automjetesh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri mbi 7 mijë qytetarë të Kosovës, për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, Policia kufitare në Morinë po punon me procedurë të përshpejtuar, për shmangien e radhëve të gjata në këtë pikë kufitare.

Ndërsa, gjatë muajit gusht u futën në Shqipëri 830 mijë qytetarë të Kosovës. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një ngritje të ndjeshme, meqë në vitin 2019 gjatë periudhës së njëjtë të vitit kishin kaluar kufirin për në Shqipëri, 686 mijë e 467 persona. Ndërsa nga Shqipëria janë futur në Kosovë gjatë muajit gusht 275 mijë e 452 qytetarë.

Sakaq, gjatë sezonit të verës u krijuan situata kaotike në pikat doganore të vendit. Më problematike ishte pika doganore e Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI