Flash

Vrasja në Durrës/ Si u përplasën babë e bir me 6 persona, arrestohet autori

Lapsi.al 18 September 2020
Vrasja në Durrës/ Si u përplasën babë e bir me 6

Një sherr masiv në qytetin e Durrësit ka përfunduar me përdorimin e armës e për pasojë ka humbur jetën, një 39-vjeçar teksa djali i tij ka mbetur i plagosur. Mësohet se ka humbur jetën Armando Baboçi, pasi kishte marrë plumb në bark, ndërsa djali i tij, Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin, (19 vjeç) ka marrë plagë në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti një shkop bejsbolli, karrige që tregon se fillimisht sherri nisi me sendet e forta dhe më pas deri në përdorimin e armëve, duke regjistruar një viktimë. Në një njoftim zyrtar të policisë së Durrësit thuhet se është kapur autori dhe janë shoqëruar në polici 5 të tjerë të përfshirë në këtë sherr masiv. Urgjenca e spitalit të Durrësit ku ndodhet i plagosuri, është rrethuar nga policia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI