Flash

Saga e vrasjeve në Elbasan/ Si u arrestua 7 vite më parë në Itali, Erion Alibej (VIDEO)

Lapsi.al 18 September 2020
Saga e vrasjeve në Elbasan/ Si u arrestua 7 vite më parë në

Erion Alibej u arrestua sot në Elbasan me akuzën e porositjes dhe organizimit të dy vrasjeve në këtë qytet, ndërsa dyshohet edhe për një të tretë, rastin e ekzekutimit të Bujar Çelës dje në Bradashesh. Erion Alibej nga Elbasani së bashku me vëllanë Endrit Alibej, që u ekzekutua në dhjetor të 2018 te kryqëzimi i Bradasheshit ishte të skeduar dhe dënuar nga drejtësia italiane. Ata u arrestuan në 2013 në operacionin e koduar “Cocash” kur skuadra antidrogë e policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj. Asokohe mediat italiane publikuan edhe pamjet e momentit kur u arrestuan dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani, pa leje qëndrimi të rregullt në Itali por që banonin në provincën e Astit. Ata akuzoheshin se administronin një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit. Gjatë arrestimit vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur.

Përgjimet ambientale e telefonike zbuluan se për trafikimin e drogës përdornin një gjuhë të kriptuar ku kokaina identifikohej me fjalën “foto”.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Dy automjete janë përplasur tek ura në hyrje të qytetit. Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme mat...

19:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI