Flash

Përplasja për paketën antishpifje, Rama "hakmerret" me komisionerin e OSBE-së, propozon Ditmir Bushatin në vend të tij

Lapsi.al 18 September 2020
Përplasja për paketën antishpifje, Rama "hakmerret" me

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati. Lajmi raportohet nga Top Channel. Ndërkohë nuk dihet ende nëse Bushati do ta pranojë këtë detyrë të besuar nga Edi Rama. Bushati kundërshtoi në parlament ligjin për anti shpifjen, i pari që kërkoi çuarjen e ligjit në komisionin e Venecias. Edhe perfaqesuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir ka qenë një kundërshtar i fortë në lidhje me paketën e ligjit të mediave online në Shqipëri.

Në dhjetor të një viti më parë, kur Rama tha se Kuvendi do kalojë më 19 dhjetor ligjin anti-shpifje, ku mediat sipas tij do të kenë “super-dënim”, Desir shprehej se paketa anti-shpifje zbatohet vetëm për shërbimet e mediave audiovizive dhe jo për ato online. Ai i dërgoi qeverisë së Shqipërisë një kërkesë për të rishikuar edhe njëherë ndryshimin e ligjit për median online, të njoftuar nga kryeministri Rama më 6 dhjetor të vitit të shkuar.

Ditmir Bushati deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë propozim të Ramës. Në Janar 2020 Rama e emëroi Bushatin si i dërguar i posaçëm për OSBE-në.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI