Flash

Detaje të reja nga atentati në Durrës/ Ndërron jetë babai, plagoset i biri

Lapsi.al 18 September 2020
Detaje të reja nga atentati në Durrës/ Ndërron jetë

Dalin detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit, ku fillimisht mbetën të plagosur Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç babë e bir.

Mediat raportojnë se më pas babai ka humbur jetën në spital ndërsa i bili është për momentin jashtë rrezikut për jetën. Ende spitali i Durrësit nuk ka dhënë detaje zyrtarisht.

Për t’i shpëtuar atentatit, babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur me një bordurë. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina.

Pranë vendit të ngjarjes është edhe gjetur nga policia edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura dhe sende të tjera, çka flet për një konflikt me sende të forta para se të nxirreshin armët.

Raportohet se forcat e policisë kanë qenë afër dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar në komisariat disa persona që dyshohet se u konfliktuan me babë e bir. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Dy automjete janë përplasur tek ura në hyrje të qytetit. Nga të dhënat e para raportohet vetëm për dëme mat...

19:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI