Flash

Krimi në Durrës/ Babai shkoi të sqaronte sherrin e djalit, mbeti i vrarë

Lapsi.al 19 September 2020
Krimi në Durrës/ Babai shkoi të sqaronte sherrin e djalit, mbeti

Detaje të reja dalin për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrare nje person dhe dy i plagosën.

Sipas burimeve nga grupi hetimor bëjnë me dije se sherri mes dy grupeve  ka nisur dy orë para vrasjes  pasi grupi kundërshtar kishte rrahur djalin e 39 vjeçarit, Erald Gjinin.

Armando Baboçi ka dalë nga banesa për të sqaruar sherrin. Në një moment grupi i djemve të armatosur dhe të maskuar i kanë zënë pritë me makinë dhe më pas sherri ka degjeneruar me sende të forta dhe me përdorimin e armëve.

39 vjeçari ishte babai i katër fëmijëve dhe Eraldi, 19 vjeç ishte djali më i madh. Ai do të varroset në vendlindjen e tij në qytetin e Laçit.

Për këtë ngjarje deri tani policia ka arrestuar 5 persona ndërsa ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Eraldi 19 vjeç ndodhet i shtruar në spital pasi është i plagosur me armë zjarri.

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Elbasan

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Ish Metalurgjiku. Burime zyrtare konfirmuan se një fuoristradë ka goditur një autoveturë dh...

09:53

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI