Flash

Rumani/ Gjenden librat e grabitur të Galileut, Njutonit, Petrarkës dhe Aligierit

Lapsi.al 20 September 2020
Rumani/ Gjenden librat e grabitur të Galileut, Njutonit, Petrarkës dhe

Prokurorët rumunë njoftuan zbulimin e rreth 200 librave antikë me një vlerë prej më shumë se 2,5 milionë euro, të grabitur në vitin 2017 në një depo në Britaninë e Madhe.

Botimet e para të Galileut dhe Isak Njutonit, një libër i Petrarkës, disa botime të rralla të Dante Aligierit apo dhe 80 skica të piktorit spanjoll Fransisko de Goja ishin vjedhur gjatë një grabitjeje spektakolare natën e 29-30 janarit 2017.

"Grabitësit kishin hyrë nga çatia në një depo në Feltham, pranë Londrës, pa u zbuluar nga detektorët”, theksuan prokurorët.

Ata kërkuan për disa orë mes mijëra librave që do të dërgoheshin në SHBA në pritje të një panairi ndërkombëtar të librit dhe dolën nga e njëjta rrugë.

Katër të dyshuar rumunë u arrestuan në qershor 2019 gjatë rreth 30 kontrolleve të shtëpive të kryera në Rumaninë Verilindore, ndërsa dhjetëra të tjerë, kombësitë e të cilëve nuk u bënë të ditura, u arrestuan në Britaninë e Madhe.

“Ky është një sukses i dyfishtë, pasi të dyshuarit u identifikuan dhe u arrestuan dhe thesaret u gjetën para se të hidheshin në shitje”, theksoi Eurojust.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të mbizotërohet do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që në zonat jugore n...

10:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI