Flash

PAMJE TE RENDA/ Si nisi sherri me thika mes fqinjëve në Kavajë

Lapsi.al 20 September 2020
PAMJE TE RENDA/ Si nisi sherri me thika mes fqinjëve në Kavajë

Besnik Çelmeta nga Kavaja u masakrua 3 ditë më parë me thikë, shkelma dhe grushte në një lokal të këtij qyteti. Ai akuzoi se personi që e dhunoi duke e lënë të plagosur ishte Rizan Aliu që sipas policisë është shpallur në kërkim.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi pamjet dhe që akuzoi policinë se e ka fshehur ngjarjen. Sildi Çelmeta, nipi i Besnik Çelmetës i tha abcnews se shkak ishte bërë sjellja e Rizan Aliut që është fqinj me dajën e tij.

“Daja im e ka shtëpinë në katin e parë një pallati në Kavajë. Ngjitur me pallatin është vila e Rizan Aliut, i cili hedh plehrat, mbeturinat, por edhe jashtëqitjet e qenit. Daja im i thoshte çdo ditë që të mos e bënte më atë veprim, pasi ishte në katin e parë dhe gjithë era dhe gjithçka tjetër i kishte te dera.

Por Aliu vijonte në të njëjtën mënyrë. Një tjetër problem ishte kthyer edhe zhurma. Djali i dajës punon natën dhe ditën kur vinte për të fjetur gjumë, Rizan Aliu vrazhdonte të bënte punime orar pa orar duke u kthyer në shqetësim.

Ditën e ngjarjes, daja i shkoi në lokal Aliut dhe i tha serish, por ai e qëlloi dhe e masakroi me thikë. Policia e Kavajës thotë se e ka shpallur në kërkim por nuk e arreston. Si ka mundësi që nuk ndodh asgjë as me shtëpinë e tij, vilën që e ka pa leje, por edhe lokalin ku ndodhi ngjarja. Shteti duhet të reagojë” - tha nipi i të moshuarit të plagosur.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1707988146028752

Të këshilluara

Të shtëna armësh në Tiranë, 1 i plagosur

Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë...

18:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI