Flash

Studimi/ Kush mban syze është më i mbrojtur nga Covid

Lapsi.al 20 September 2020
Studimi/ Kush mban syze është më i mbrojtur nga Covid

Në një studimi të bërë nga “The Second Affiliated Hospital of Nanchang University” në Kinë u zbulua se pacientët që mbajnë syze rregullisht janë pesë herë më pak të rrezikuar nga infektimi me koronavirus se të tjerët. Kërkimet po ashtu treguan se vetëm kohët e fundit është zbuluar se sytë prodhojnë ACE-2, duke e bërë syrin objektiv kryesor për virusin.

“Koronavirusi nuk është gjetur vetëm në sipërfaqen e syve, por edhe brenda lotëve, gjë që transferon patogjenin. Kjo mund të shpjegojë pse deri në 12 përqind të pacientëve me Covid-19 kanë ‘manifestime okulare’, siç janë skuqja dhe ënjtja. Prandaj, sytë konsiderohen si një kanal i rëndësishëm për SARS-CoV-2 për të hyrë në trupin e njeriut”, thanë autorët.

Në studimin e botuar në revistën mujore të shëndetit JAMA Ophthalmology, ekipi shqyrtoi 276 pacientë midis 27 Janarit dhe 13 Marsit dhe gjetja kryesore ishte që në përgjithësi pacientët të diagnostikuar me Covid-19 nuk mbanin syze për një periudhë të gjatë kohore, kurse grupi tjetër që mbante syze për më shumë se tetë orë ishte më pak i ndjeshëm ndaj virusit.

Studiuesit supozojnë se syzet “parandalojnë ose dekurajojnë përdoruesit të prekin sytë e tyre, duke shmangur kështu transferimin e virusit nga duart në sy”.

Studimet e reja gjithashtu kanë sjellë më shumë prova se pse punëtorët e kujdesit shëndetësor duhet me patjetër të kenë mbrojtëse për sy, si dhe sqarojnë më gjerësisht ndikimin e masave parandaluese të infektimit, siç janë larja e shpeshtë e duarve dhe shmangia e prekjes së fytyrës së tyre.

Megjithatë, Dr. Lisa Maragakis, profesore e asociuar e mjekësisë dhe epidemiologjisë nga Universiteti Johns Hopkins, tha se “nga një perspektivë epidemiologjike, ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos u ndikuar nga një studim i vetëm vëzhgimi, prandaj, njerëzit nuk duhet të vendosin syze nëse nuk ju duhen”.

Të këshilluara

Të shtëna armësh në Tiranë, 1 i plagosur

Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë...

18:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI