Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Eurostat: Tirana nga qytetet me ajrin më të ndotur të Europës

Lapsi.al 21 September 2020
Eurostat: Tirana nga qytetet me ajrin më të ndotur të

Tirana u rendit ndër vendet me ndotjen më të lartë ajrit në Europë më 2017 sipas të dhënave të Eurostat, në librin rajonal vjetor publikuar së fundmi.

Siç shihet edhe në hartën bashkëngjitur ajri i Tiranës është me i ndotur se norma e BE 25 25 μg / m³ për grimcat e imëta.

Rajonet me ajrin më të ndotur në Europë gjenden në Ballkan, në Italinë veriore.

Ajri i ndotur ka potencial të dëmtojë shëndetin e njeriutdhe mjedisit. Grimcat me përmbajtje, azotidioksidi dhe ozoni në nivelin e tokës paraqesin rreziqe të mëdha shëndetësore.

Eurostat analizon se ekspozimet afatgjata në ambiente që kanë ndotje të madhe shoqërohet, ndër të tjera me ndikime, në sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes ose një rritje e incidencës së kancerit.

Harta bashkëngjitur paraqet informacion për rajonet e Europës në lidhje me nivelet mesatare të përqendrimit të grimcave (PM2.5 – grimca me diametër 2.5mikrometra ose më pak) ndaj të cilave ekspozohet popullata.

BE vendosi një kufi vjetor prej 25 μg / m³ për grimcat e imëta, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) vendosi një udhëzim më të rreptë, por jo-detyrues, ku përqendrimet mesatare vjetore nuk duhettejkalojnë 10 μg / m³ për të mbrojtur shëndetin e njeriut. PM2.5 konsiderohet nga OBSH si ndotësi me ndikimin më të lartë në shëndetin e njeriut.

Megjithëse cilësia e ajrit në BE përgjithësisht është përmirësuarnë dekadat e fundit, disa popullsi urbane kanë mbetur të ekspozuara ndaj përqendrimeve të larta të ndotësve të ajrit, si rezultat i aktiviteteve industriale dhe të transportit.

Eurostat vë në dukje se ekspozimet më të larta të popullsisë ishinpërgjithësisht të regjistruara në rajone kryesisht urbanetë vendosura në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Kroaci, Itali dhe Poloni).

Toka është një burim jetësor që mbështet prodhimin e ushqimit, ndërsa ndihmon në rregullimin e cilësisë së ujit dheluan një rol në larminë e specieve. Eurostat zbulon se ka një konkurrencë në rritje për burimet e fundme të tokës, e cila ka rezultuar me rritje në shumicën e shteteve.

Gjithashtu është rritur përdorimi I tokës për zhvillime urbane ose industrial si dhe infrastrukturën përkatëse. Këto ndryshime kanë implikime potenciale për funksionet e tokës (përfshirë depozitimin e karbonit).

Të këshilluara

Të shtëna armësh në Tiranë, 1 i plagosur

Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë...

18:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI