Flash

Tërheqja e pasaportave për emigrantët, ambasada shqiptare në Athinë sqaron procedurën

Lapsi.al 21 September 2020
Tërheqja e pasaportave për emigrantët, ambasada shqiptare në

Duke nisur nga dita e sotme, te gjithe ata shqiptare ne Greqi, qe terheqin pasaportat biometrike permes postes duhet te jene shume te kujdesshem. Ambasada jone ne Greqi ben me dije se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit.

“Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës”- thekson ambasada.

SQARIMI

Në vijim të komunikimeve tona lidhur me tërheqjen e pasaportave biometrike me anë të shërbimit postar, ju vëmë në dijeni se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës.

Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.

Bashkëatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qëndrat e Shërbimit të Qytatarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes. Sa më sipër u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve tanë dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë.

Faleminderit.

Të këshilluara

Sekuestrohen pasuritë e Kelmend Balilit

SPAK sekuestron rreth gjysmën e pasurive të Kelmend Balilit. Njoftimi  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcak...

08:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI