Flash

Ushtria shqiptare kërkon rekrutë të rinj, sot afati i fundit për aplikimet

Lapsi.al 21 September 2020
Ushtria shqiptare kërkon rekrutë të rinj, sot afati i fundit

Aplikimet për raundin e dytë në Akademinë e Forcave të Armatosura mbyllen sot në mesnatë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka lajmëroi të gjithë të interesuarit përmes një postimi në Facebook.

Ajo tha se për çdo student që do të vijojë shkencat ushtarake në AFA, do të ketë një pagesë mujore.

“Sot në mesnatë është afati i fundit i raundit të dytë për aplikimet në universitete. Për të gjithë maturantët që nuk aplikuan në raundin e parë, atyre që kaluan me sukses provimet e vjeshtës dhe maturantëve të viteve të shkuara, Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike arsimimi. Deri sot në mesnatë, përmes aplikimit në ualbania.al mund të zgjidhni shkencat ushtarake në AFA, si rrugëtimin tuaj, për vetë kushtet e ofruara: Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi Tarifë studimi 0 lekë në vit. Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve”, shkruan Xhaçka.

Të këshilluara

Sherr në Selanik, shqiptarit i bëhet atentat

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj një shqiptari në Selanik të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën Anti...

19:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI