Flash

Gjendet një granatë dore në mes të Laprakës

Lapsi.al 21 September 2020
Gjendet një granatë dore në mes të Laprakës

Një granatë është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës, pranë murit të shtëpisë së një ish-komandanti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Granata u gjet pranë murit të një banese në rrugën “Dritan Hoxha” pranë Spitalit Ushtarak.

“Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e ç’aktivizuar. Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem,” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Burime nga policia thanë se dyshohet që granata i përket vitit 1997, por do të jetë ekspertiza balistike që do të zbardhë rrethanat. Nuk bëhet i ditur identiteti i ish-komandatit, pranë banesës të së cilit u gjet granata. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Selanik, shqiptarit i bëhet atentat

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj një shqiptari në Selanik të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën Anti...

19:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI