Flash

Grenell u përgjigjet akuzave të Vetëvendosjes për marrëveshjen Kosovë - Serbi

Lapsi.al 21 September 2020
Grenell u përgjigjet akuzave të Vetëvendosjes për

I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është shprehur krenar për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Kritikat e Vetëvendosje i quan me natyrë politike dhe thekson se koha do të tregojë se marrëveshja ishte e duhura.

“Është një kritikë e pavend. Marrëveshja ekziston dhe zbatimi po fillon. Kjo është ditë shumë e mirë”, - tha Grenell pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

“Unë e kuptoj që njerëzit politikë dëshirojnë që të jenë politikë dhe të jenë kritikë. Ne jemi super-krenarë për këtë marrëveshje dhe me kalimin e muajve dhe viteve do ta shihni që këto nuk janë deklarata boshe”, - theksoi ai.

Me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, ka rënë dakord që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Kosova dhe Izraeli e pranuan njëra - tjetrën dhe se Serbia do ta zhvendosë ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem.

Të këshilluara

Sherr në Selanik, shqiptarit i bëhet atentat

Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës ndaj një shqiptari në Selanik të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, në rrugën Anti...

19:15

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI