Flash

Surroi: Faji i Kosovës që i hapi dyert Serbisë në Uashington

Lapsi.al 21 September 2020
Surroi: Faji i Kosovës që i hapi dyert Serbisë në Uashington

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka komentuar në RTV Dukagjini marrëveshjen e Uashingtonit dhe vizitën e Grenellit në Kosovë. Ai tha se pavarësisht disa gjërave pozitive marrëveshja për njohje nuk u arrit në Uashington.

Surroi tha se ajo që ka lidhje me zhvillimin ekonomik është e mirë, por sipas tij “mijëra vende pune” përmenden vetëm kur ka zgjedhje. Publicisti theksoi se me këto negociata Serbisë iu hapën dyert në Uashington.

“Aty ky hynte Kosova më lirisht, iu hapen dyert Serbisë…Në 20 vitet e fundit adresa amerikane në regjion ishte Kosova. Tash ShBA po hap zyre në Serbi. Kjo është një spostim i interesit amerikan në rajon”, - tha ai.

Surroi thotë se përgjegjësia për këto zhvillime është krejtësisht e Kosovës.

“Përgjegjësia është krejtësisht e jona pasi pranuam që pasi GJND legjitimoi pavarësinë e Kosovës por Kosova me presionin e Serbisë u fut në një proces negociator që ishte i paqartë. Pra ne i hapëm rrugë Serbisë që të riforcohet politikisht dhe ushtarakisht”.

Shkrimtari megjithatë thotë se kauza e Kosovës në raport me Serbinë nuk është humbur.

“SHBA nën drejtimin e Trump janë dalluar nga administratat tjera. Por nuk do të thotë se kjo administratë do të mbetet përgjithmonë”, deklaroi ndër të tjera Veton Surroi. /Telegrafi/

Të këshilluara

Gjendet një granatë dore në mes të Laprakës

Një granatë është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës, pranë murit të shtëpisë së një ish-komandanti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Granata u gjet p...

20:41

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI