Flash

Balla: Nëse nuk marr vota sa për një mandat, do iki nga parlamenti

Lapsi.al 21 September 2020
Balla: Nëse nuk marr vota sa për një mandat, do iki nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa diskutonte me të ftuarit në panel në emisionin ‘Open’ për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka bërë një premtim.

I pyetur nëse me propozimin e PS, edhe nëse ai merrte “zero vota, por ishte i renditur i pari në listë, a do hynte në parlament”, ai ka pohuar, por ka shtuar se do të rishikonte pozicionin e tij nëse nuk merr vota sa për një mandat.

“Nëse unë nuk marr vota sa për një mandat, do të rishikoj pozicionin tim. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë ata që nuk votohen nga qytetarët”, tha Balla. 

Por në vend që ta lërë këtë në dorë të secilit, Balla mund të pranojë propozimin e opozitës që hap listat 100% dhe sanksionon hyrjen në parlament të më të votuarve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet një granatë dore në mes të Laprakës

Një granatë është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës, pranë murit të shtëpisë së një ish-komandanti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Granata u gjet p...

20:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI