Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Zbulohet arsyeja përse do të mbyllet Keeping Up With The Kardashians

Lapsi.al 10 September 2020
Zbulohet arsyeja përse do të mbyllet Keeping Up With The Kardashians

Kriza e shëndetit mendor të Kanye West dhe financat ishin dy nga faktorët që kontribuuan në mbylljen e një prej show-ve më të mëdhenj të transmetuar në SHBA, “Keeping Up With the Kardashians”. Burimet ekskluzive për Page Six bëjnë me dije se familja Kardashian ka 3 deri në 4 vjet që po e mendon sesi mund të ishte finalja e shfaqjes së tyre, para se të plasnin bombën dy ditë më parë, se seriali do të mbarojë pas 20 sezonesh.Vendimi final u mor për shkak të një numri të madh faktorësh, përfshirë betejat e vazhdueshme të shëndetit mendor të Kanye West.

Kim Kardashian kishte rezerva për të ekspozuar betejën bipolare të West para publikut, dhe së fundmi i është lutur “mediave dhe publikut që të kenë dhembshuri dhe ndjeshmëri” gjatë periudhës kur Kanye pati krizat, kështu që nëse ajo do ta bënte pjesë të serialit këtë çështje, do të tregohej disi hipokrite.Nga ana tjetër, lënia jashtë serialit e West – siç mund të kishin bërë producentët ekzekutivë – do t’i zhgënjente fansat.Ndërkohë, një arsye tjetër lidhet me financat e E News, dhe kompanisë mëmë. NBC Universal, e cila është goditur rëndë financiarisht nga COVID.Burimet thanë se kur Kardashians kishin kërcënuar me mbylljen e serialit në të kaluarën, E News ishte në gjendje t’i tundonte me shuma më të mëdha për t’i kthyer ato – por këtë herë, xhepat e tyre nuk janë edhe aq plot.Siç raportoi për herë të parë Page Six, në vitin 2017 familja rinovoi kontratën e saj me E! deri në vitin 2020 për 100 milionë dollarë.Një faktor tjetër është se seriali ka qenë më i rëndësishëm për familjen si një platformë për të reklamuar produktet e tyre dhe për të tërhequr klientë të rinj të mundshëm sesa si një burim i të ardhurave më vete.Tani që mediat sociale të tyre tani arrijnë shumë herë më shumë klikime sesa seriali, ato nuk kanë nevojë më për të.Gjithashtu thuhet se Kim, Kourtney dhe Kylie kanë qenë pro mbylljes së serialit, ndërsa lajmi ka qenë shkatërrues për Khloe Kardashian dhe Scott Disick, që kanë qenë kundër.Sigurisht që vendimin final e mori mami, Kris Jenner, e cila ishte ajo që i dha vulën mbylljes së “Keeping Up With The Kardashians”.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI