Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Karantina rriti shërbimin jo universal postar me 63.5%, më shumë dërgesa ekspres

Lapsi.al 10 September 2020
Karantina rriti shërbimin jo universal postar me 63.5%, më shumë

Kufizimi i lëvizjes gjatë periudhës së karantinës që përkoi me periudhën mars-maj bëri që një pjesë e bizneseve të zgjidhnin shërbimin postar për të dërguar pranë klientit porositë e tyre.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (AKEP) për tremujorin e dytë tregon një rritje të dukshme të shërbimit jouniversal postar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill-qershor dërgesat përmes shërbimit jo universal postar ishin mbi 817 mijë, me një rritje 63.5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Shërbimi jo universal postar përfshin dërgesat brenda vendit por edhe jashtë vendi dhe cilësohet si i tillë pasi nuk ka kriter ofrimin e çmimeve të përballueshme për të gjithë sikurse ndodh tek shërbimi universal postar.

Nga totali i dërgesave përmes shërbimit jo universal postar pjesën më të madhe të tyre e zënë ofruesit e tjerë me mbi 495 mijë objekte të dërguara. Gjithsesi në këtë treg edhe Posta Shqiptare ka rritur peshën e saj duke zënë 44 për qind të tij nga 39 për qind që zinte një vit më parë.

Ajo që bie në sy është edhe rritja e shërbimit ekspres që ka të bërë me shpërndarjen derë më derë të objekteve postare në një afat të shkurtër. Ky shërbim u rrit me 24.5 për qind në raport me tremujorin e dytë të vitit 2019.

“Shërbimi ekspres brenda vendit për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku është në vlerat 877,472 objekte postare ose 93%, dhe shërbimi postar ekspres ndërkombëtar në vlerën 65,786 objekte postare ose 7%.

Përsa i përket postës ndërkombëtare në shërbimin ekspres, sasia e objekteve hyrëse nga jashtë vendit dhe të shpërndara në Shqipëri paraqitet në vlerën 40,055 objekte postare, shifër kjo dukshëm më e madhe se sasia e objekteve postare të pranuara në Shqipëri dhe të dërguara jashtë vendit në vlerë 25,731 objekte” thuhet në raportin për shërbimet postare publikuar nga AKEP.

Por pavarësisht rritjes së dy shërbimeve të mësipërme ajo që bie në sy është rënia e shërbimit universal postar. Objektet postare në këtë shërbim ishin mbi 4.8 milionë me një rënie 18.5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo lidhet sërish me pjesën e karantinës ku një pjesë e dërgesave që kryhen përmes këtij shërbimi bëhet nga administrata publike drejt qytetarëve për çështje të lidhura me procedura të caktuara për legalizmin e dokumenteve të ndryshëm.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI