Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Lutfi Haziri do ti bashkohet Vjosa Osmanit në partinë e re

Lapsi.al 9 September 2020
Lutfi Haziri do ti bashkohet Vjosa Osmanit në partinë e re

Vjosa Osmani ka bërë të ditur se më nuk është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe se po e shqyrton mundësinë e themelimit të një iniciative qytetare. Megjithëse nuk tha se me kë do të jetë në rrugën e re politike, mësohet se Osmani nuk është e vetme.

Burime të Mediafokus.info, portal i afërt me Lutfi Hazirin, kanë bërë të ditur se nënkryetari i LDK-së, Haziri dhe ish-nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani, para disa ditësh, në njërin nga lokalet e Prishtinës, kanë mbajtur një takim disaorësh, për t’i harmonizuar qëndrimet rreth rrugës së re politike, por pa LDK-në.

Haziri e Osmani, që janë dy figurat më të rëndësishme të LDK-së, pritet ta lëkundin partinë më të vjetër të Kosovës, kur edhe, siç mësohet, pritet ta bëjnë publike dyshen udhëheqëse të iniciativës së re qytetare.

Kryeparlamentarja Osmani tha të martën se kanë raporte shumë të mira me Hazirin, ndërsa në takimin e parë që e zhvilloi pas zgjedhjes në këtë pozitë, e përgëzoi të parin e Gjilanit që e bëri të mundur koalicionin LDK-VV.

“Falemnderit kryetar që e kreve punën e koalicionit. Mos t’kishe qenë ti, nuk pat me u kry”, i tha ajo Hazirit, në takimin që ishte zhvilluar në zyrën e këtij të fundit, në Gjilan.

Haziri, që prej kohës kur kjo e fundit është nominuar si kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, është kujdesur të flasë në vazhdimësi në superlativ për “Nusen e Preshevës”.

“Nuk është marre me u rreshtu pas një gruaje. Përkundrazi, në rastin e Vjosa Osmanit është për mburrje. Beso!”, ka qenë njëri nga postimet e Hazirit, në profilin e tij në Facebook.

Sipas Gazeta Express, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, Haziri ka këmbëngulur që Osmani të renditet në dhjetëshen e parë, ku edhe për herë të parë fitoi një vend në parlament.

Osmani ia ktheu ‘borxhin’ Hazirit, kur në një një tubim elektoral të vitit 2013, e kishte përkrahur fort.

Por, ata nuk i kanë pasur gjithmonë raportet e mira. Madje, më 11 shtator të vitit 2018, kishin polemizuar ashpër mes vete, nga distanca.

Acarimi i raporteve u ‘fashit’ shpejt dhe sot duket se do të rrugëtojnë bashkë, por jashtë partisë më të vjetër parlamentare të Kosovës.

Deri sot, nënkryetari i LDK’së nuk e ka thënë asnjë fjalë. Mediafokus.info shkruan se Lutfi Haziri pritet të deklarohet këto ditë rreth të ardhmes së tij politike.

Deri në këtë moment, vetëm deputeti Haxhi Avdyli e ka konfirmuar se do të largohet nga LDK për t’iu bashkuar nismës së re politike.

Përndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që ishte kumbara i koalicionit LDK-VV, ka qenë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që pak para se të zyrtarizohej si kryeministër, theksoi se nuk i beson Qeverisë Hoti.

“Kohëve të fundit jam më pak i angazhuar, sepse po ndërtohet një qeveri të cilës unë nuk i besoj. Një qeverie që i kam besuar më shumë, nuk arriti suksesshëm me e përballu mandatin”, - ka thënë Haziri për Mediafokus.info, më 2 qershor 2020.

Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ai ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë.

Të këshilluara

Aksident në Cërrik, përplasen dy furgonë

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mëkrure  në Elbasan. Një furgon pasagjerësh u përplas me furgonin e UKE në afërsi të kryqëzimi...

19:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI