Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Si i mori 6 mijë euro burri i gjyqtares, zbardhet skema e korrupsionit

Lapsi.al 9 September 2020
Si i mori 6 mijë euro burri i gjyqtares, zbardhet skema e korrupsionit

Arben Cara është burri i gjyqtares Mimoza Margjeka, një nga tre personat e arrestuar për rastin e korrupsionit që SPAK zbuloi. Arben Cara është dekan i fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ai akuzohet për korrupsion pasiv.

Skema

Nejton Bali banues në Sauk, që ishte vëllai i të arrestuarit Orion Bali, të cilin po tentonte që ta nxirrte nga burgu pas akuzave për trafik emigrantësh, së bashku me avokatin Skënder Demiraj dhe Klaudjo Zhillën nga Korça takuan dhe i dhanë shumën prej 6 mijë eurosh burrit të gjyqtares.

Hoteli ku i dhanë shumën burrit të gjyqtares është në pronësi të Klaudjo Zhillës. Pasi mori shumën prej 6 mijë euro gjyqtarja e ndryshoi vendimin për Orion Balin duke e nxjerrë nga qelia kundrejt garancisë pasurore 500.000 lekë.

Ndërmjetësimi

Policia thotë se te burri i gjyqtares, vëllai i të arrestuarit arriti përmes avokatit Skënder Demiraj, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë.

Ndërsa pronari i hotelit, Klaudjo Zhilla, po sipas policisë mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në garanci pasurore, masë e cila ishte vendosur nga Gjykata e Apelit.

Mimoza Margjeka gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës dhe e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë tani do të përballet me akuzën për korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Të këshilluara

Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2021. Përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve n...

12:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI