Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Topalli godet fort: "Rama mundet vetëm po iku Basha, nuk fitohen zgjedhjet me kryetar që shton vilat në opozitë"

Lapsi.al 9 September 2020
Topalli godet fort: "Rama mundet vetëm po iku Basha, nuk fitohen

Ish kryetarja e kuvendit, një nga figurat emblematike të PD-së së shkuar dhe një nga kundërshtaret e forta ndaj Ramës, sa kohë ishte në parlament, ka goditur fort kreun e PD Lulzim Basha. Sipas Topallit me këtë kryetar opozite të korruptuar, PD e ka të pamundur të fitojë mbi kryeministrin aktual me gjithë pakënaqësinë që ka akumuluar ky i fundit.

"Nëse ai nuk ikën nga drejtimi i PD-së, Rama merr mandatin e tretë", tha Topalli në një intervistë për Report TV. Duke hedhur poshtë zërat se ajo do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit me një listë të saj ajo vazhdoi: "unë nuk njoh një kryetar tjetër opozite, gjatë kësaj periudhe që në një vit përpara zgjedhjeve, të paktën edhe për sy edhe për faqe, t'i shtohen vilat në mënyrë progresive sa herë ndodh diçka, o tërmet, o pandemi etj, madje pa bërë asnjë transparencë me një gjë të tillë. Unë nuk e kuptoj e as nuk e imagjinoj dot dhe as nuk ndodh, jo në Shqipëri s'ka ndodhur, por në asnjë vend të Ballkanit".

Ndryshe nga zërat që e akuzojnë se po i shërben Ramës ajo nuk ka shfaqur asnjë tolerancë për mëkatet e kësaj qeverie: "Përballë një qeverie që është zhytur në skandale, kemi një opozitë që është tërësisht e pabesueshme dhe e rreme. Në kushte të tilla ka dy opsione. Opsioni i parë është që ai (Basha) të bëjë një hap mbrapa, nëse vërtetë do që Edi Rama të largohet, t'i lëshojë vendin dikujt tjetër që është aty brenda Partisë Demokratike. Sepse të gjithë besojmë se me një drejtim të ri të pakorruptuar Edi Rama në fakt do të ishte larguar prej kohësh, dhe jo të prisnim 2021. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sigurisht që Rama duke pasur dhe të gjithë pushtetin lokal, që i ka dhuruar lideri aktual, duke pasur të gjithë Parlamentin dhe duke pasur një fushë politike pa opozitë reale, jo vetëm mandatin e tretë, por rrezikon që të shkojë përtej kësaj", ka profetizuar ish nënkryetarja e PD-së.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2021. Përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve n...

12:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI