Flash

Ujësjellësi Tiranë fitoi 8.6 milionë euro në 2019-n, si u shpenzuan paratë

Lapsi.al 9 September 2020
Ujësjellësi Tiranë fitoi 8.6 milionë euro në 2019-n, si

Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizime Tiranë ka raportuar 4.3 miliardë lekë (rreth 35 mln euro) të ardhura në vitin 2019, sipas bilancit zyrtar.

Ndryshe nga 2018-a, kur arkëtimet u rritën me 38% me bazë vjetore, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave më 44%, në 2019-n të ardhurat e raportuara shënuan një rënie të lehtë me 1.9%.

Fitimet para taksave të kompanisë ishin 1.1 miliardë lekë, ose gati 8.6 milionë euro. Norma e fitimit para taksave ishte 25%, më e lartë sesa mesatarja e fitimeve në vend që është rreth 8%, sipas të dhënave të INSTAT, që i referohen vitit 2018.

Në krahasim me 2018-n, fitimet para taksave ranë me 16%. Një vit më parë (në 2018-n) ujësjellësi arriti fitime rekord prej 1.2 miliardë lekësh, në dyfishim nga 2017-a, si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave. Me janar të vitit 2018 çmimi i ujit të pijshëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë.

Përgjithësisht, ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime utilitare nuk kanë qëllim fitimet, për ofrimin e shërbimeve cilësore. Në vendet e tjera ndërmarrje të tilla rezultojnë me fitime afër zeros, pasi shteti i mban në pronësi këto shërbime për të mos rënduar qytetarët.

Në raportin vjetor të veprimtarisë, Ujësjellësi pohon se arkëtimet ishin rreth 12% më të ulëta se planifikimi fillestar prej 4.8 miliardë lekësh, si pasojë mos realizimit të mesatares së planifikuar të faturimit për kategoritë e caktuara. Gjithashtu një faktor tjetër që ka ndikuar është edhe rritja e ndërgjegjësimit të abonentëve për të kursyer ujin.

Fitimet ishin planifikuar në 1.5 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 70%, si rrjedhojë e arkëtimeve më të ulëta se plani dhe shpenzimeve më të larta sesa planifikohej.

Humbjet e ujit ishin 60.3%. Sipas raportit humbja në rrjet vjen nga mos faturimi i ujit të prodhuar për arsyet si më poshtë vijon:

– Lidhjeve të paligjshme në linjat e transmetimit.

– Rrjedhjeve në rrjetin shpërndarës.

– Riparimeve të kryera në linjat e transmetimit ose në rrjetin shpërndarës.

– 42% e të ardhurave mblidhen nga konsumatorët familjarë.

Sipas raportit, investimet në vitin 2019 ishin 2.4 miliardë lekë, ose 90% e planit, pjesa më e madhe e të cilave janë realizra përmes kredisë së dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Investimi më i madh ishte asistence dhe rehabilitim i rrjetit hidrik prej 790 milionë lekësh, i realizuar nga kompania Vuthaj.

Shpenzimet e personelit ishin rreth 1 miliardë lekë, pothuajse njësoj sa viti i mëparshëm, duke përbërë rreth 30% të shpenzimeve totale.

Shpenzimet për vitin 2019, janë realizuar 103.86 % nga fondi prej 3.28 miliardë lekë që ishte planifikuar për 2019-n.

Për vitin 2019 prodhimi i ujit është 91,159 mijë m3, duke u ulur me 1,864 mijë m3 për arsye të sasisë së ulët të reshjeve krahasuar me një vit më përpara.

Nw 2019-n Ujwsjellwsi ka hartuar dhe projektin “Furnizimi me ujë 24 h për sot dhe për një perspektive 25vjeçare të qytetit të Tiranës nëpërmjet Unazës së presionit mbështetur në studimin e masterplanit të zhvillimit teknik dhe strategjik nga Budapest WaterWorks “.

Projekti synon ndwr tw tjera eliminimin e përdorimit të elektropompave në hyrje të ndërtesave duke sjellë kursimin e një sasie të  madhe energjie. Realizimin e unazës së presionit krijon mundësinë e implementimit të sistemit SCADA, i cili bën të mundur dhënien e informacionit të sasisë së ujit që hyn në zonë , cilësinë e tij dhe informacion mbi presionet e nevojshme.

Eliminimin e të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjetin shpërndarës. Eliminimin e sistemit të rezervuarëve të ndërtuar në tarracat e ndërtesave me objektiv edhe eliminimin e rezervuarëve të ndërtuar nën godinat e reja shumëkatëshe. /monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI