Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Kurti: Nuk do ta respektoj marrëveshjen e Uashingtonit. Reagon Grenell: Je anti-amerikan!

Lapsi.al 8 September 2020
Kurti: Nuk do ta respektoj marrëveshjen e Uashingtonit. Reagon Grenell: Je

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti thotë se nëse partia e tij kthehet në qeveri nuk do të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Në disa komente në Twitter Kurti thotë se ajo marrëveshje është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim dhe se ndërmjetësuesit nuk duhet të shtyjnë përpara marrëveshje që ndërlikojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e Kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo-koherente dhe jo-transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë

Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, - ka shkruar Kurti në Twitter.

Nuk ka vonuar reagimi i të dërguarit Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell që iu përgjigj po në Twitter duke shpërndarë një nga deklaratat e Kurtit.

“Një gjë është e sigurt. Gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamës, ashtu siç ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi nuk ta paguan qiranë, vendet e punës e bëjnë këtë”, - e mbyll Grenell. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Neritan Ceka preket nga Covid 19

Neritan Ceka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Burime të Gazetës “Shqip” bëjnë me dije se politikani dhe arkeologu ka pasur shqetësim...

19:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI