Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Raporti i frikshëm/ Shqipëria mes vendeve me ndotjen më të madhe. Një në çdo tetë vdekje, e lidhur me ndotjen mjedisore

Lapsi.al 8 September 2020
Raporti i frikshëm/ Shqipëria mes vendeve me ndotjen më të

Një raporti i ri agjencisë mjedisore të BE tha sot se një në çdo tetë vdekje lidhet me ndotjen. Shqipëria renditej mes vendeve ndotjen më të madhe ku ky faktor kontribuonte në 23% të të gjitha vdekjeve.

Aty thuhej se ndotja e ajrit dhe ajo akustike, si dhe cilësia e ulët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve, kontribuojnë mesatarisht në 13% të të gjitha vdekjeve.

Sipas raportit komunitetet më të varfra dhe njerëzit më të dobët ishin të goditur më rëndë nga ndotja.

“Veprim i vendosur nevojitet për të mbrojtur më të dobëtit. Ka një lidhje të qartë mes gjendjes së mjedisit dhe shëndetit të popullatës. Të gjithë duhet të kuptojnë se kujdesja ndaj planetit tonë shpëton jo vetëm ekosistemet, por edhe jetën”, shkruante raporti mes të tjerash.

Agjencia me bazë në Kopenhagen zbulonte se 630,000 vdekje të parakohshme në BE mund t’i atribuoheshin faktorëve mjedisorë për vitin 2012.

Ndotja e ajrit kontribuonte në 400,000 në vit, kurse ajo akustike (e zhurmave) në 12 000 vdekje.

“Njerëzit në çdo kohë janë të ekspozuar ndaj disa rreziqeve, si ndotja e ajrit, ujit dhe e zhurmave, të cilat duke u kombinuar me njëra-tjetrën, veprojnë bashkarisht për të ndikuar negativisht në shëndet”.

OBSH ka thënë më herët se ndotja shkakton vdekjet e miliona njerëzve nëpër botë, ndërsa për ndotjen akustike ka theksuar se kontribuon në probleme si ato të zemrës, duke rritur tensionin e gjakut dhe hormonet e stresit.

Raporti eksploronte komunitetet më të prekura.

“Njerëzit më të varfër janë shumë më të ekspozuar ndaj ndotjes dhe motit ekstrem, si valët e të nxehtit dhe i ftohti ekstrem. Kjo ka të bëjë me zonën ku jetojnë, punojnë dhe shkojnë në shkollë. Shpesh më të skamurit nga ana sociale jetojnë në zona me trafik të rëndë”.

Raporti theksonte “diferenca të qarta” mes Evropës Lindore dhe Perëndimore.

“Barra e sëmundjeve mjedisore është e përhapur në të gjithë Evropën. Por ka ndryshime mes vdekjeve nga faktorët mjedisorë, që prej më të ultës prej 9% në Norvegji e Islandë, dhe 23% për qind të vdekjeve në Shqipëri apo 27% në Bosnie-Herzegovina.”

Raporti shtonte se shifrat ishin gjithsesi më të ulëta në krahasim me vitet 1990, dhe se cilësia e ujit në Evropë ishte relativisht e mirë. (BBC)

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI