Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

147 raste të reja me Covid në Shqipëri, dy pacientë ndërrojnë jetë

Lapsi.al 8 September 2020
147 raste të reja me Covid në Shqipëri, dy pacientë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot gjatë buletinit ditor se në 24 orët e fundit janë evidentuar 147 raste të reja me COVID-19 nga 830 tamponë të kryer, ndërsa numri i të shëruarve është 53. Fatkeqësisht 2 pacientë kanë humbur jetën, një 59-vjeçar dhe një 73-vjeçar.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri apel që të mos ulet vigjilenca për asnjë moment përsa i takon respektimit të rregullave:

“Ruani distancën me të tjerët; Maska duhet të mbahet patjetër në ambientet e mbyllura dhe kudo ku distance nuk ruhet dot; Higjiena e duarve dhe ajo respiratore është e rëndësishme. Me rikthimin e shkollave ky moment merr një rëndësi të veçantë për kontrollin e infeksionit, prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe njëherë se zbatimi i rregullave duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë”, deklaroi ajo.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Duke ju sjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID19, ju informojmë se në cdo rast kur keni dyshime, numri unik i urgjencës kombëtare 127 është në dispozicionin tuaj. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Shtator 2020)

Testime totale 69558

Raste pozitive 10553

Raste të shëruara 6239

Raste Aktive 3993

Humbje jete 321 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2121

Durrës 458

Shkodër 321

Lezhë 227

Elbasan 173

Korçë 150

Vlorë 138

Kukës 130

Fier 130

Berat 77

Dibër 34

Gjirokastër 34

Të këshilluara

Moti për sot, diell dhe rritje temperaturash

Sot në Shqipëri temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 37ºC dhe në zon...

11:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI