Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Kreu i NATO-s pret në Bruksel kryeministrin e Kosovës: Dialogu me Serbinë, mënyra e vetme për zgjidhje politike

Lapsi.al 8 September 2020
Kreu i NATO-s pret në Bruksel kryeministrin e Kosovës: Dialogu me

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pritur sot në takim në Selinë e NATO-s në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.

“Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg përshëndeti raundin e fundit të bisedimeve të ndërmjetësuar nga BE-ja, në mes Beogradit dhe Prishtinës i cili u zhvillua të hënën në Bruksel, duke nënvizuar se dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin për media.

Stoltenberg dhe Hoti diskutuan gjithashtu për marrëveshjen e arritur në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës.

Stoltenberg theksoi se NATO është e vendosur për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor përmes forcës paqeruajtëse të KFOR-it me 3.500 trupa në Kosovë.

Ai shtoi se mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar: të mbajë një mjedis të sigurt dhe të siguroj lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999.

Duke folur për pandeminë COVID-19, Sekretari i Përgjithshëm mirëpriti që Aleatët dhe partnerët e NATO-s tashmë kanë siguruar mbështetje të konsiderueshme mjekësore për të ndihmuar institucionet në Kosovë dhe se KFOR-i gjithashtu po ofron mbështetje të drejtpërdrejtë në shpërndarjen e furnizimeve

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI