Flash

Propaganda dhe presioni i Bashkisë Tiranë nuk ndalet, marrin në pyetje qytetarin që denoncoi tek PD-ja: Pse iu the që nuk merr bonusin e qirasë (VIDEO)

Lapsi.al 8 September 2020
Propaganda dhe presioni i Bashkisë Tiranë nuk ndalet, marrin në

Rasti i familjes së Nikë Prendit është kthyer në një “mollë sherri” mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Demokratike. Fillimisht zëdhënësja e partisë Ina Zhupa, vizitoi banesën e tyre, ku qytetarët u shprehën se nuk ishin ndihmuar nga Bashkia, edhe pse pas tërmetit kishin humbur banesën e tyre. Pak orë më vonë, Bashkia e Tiranës ka përgënjeshtruar denoncimin dhe ka filmuar “protagonistin” e videos, Nikë Prendin, i cili mohon gjithë deklaratat e mëparshme duke u shprehur se ka marrë çdo muaj bonusin e qerasë.

Intervistimi:

Pyetje: Sa merr?

Qytetari: 180

Pyetje: Sa muaj ke që e merr?

Qytetari:*nuk kuptohet qartë përgjigjia

Pyetje: Po pse the ashtu?

Qytetari: Pse erdhën ata? S’kam punë nga ata. Kam punë me ju. Unë s’kam thënë asnjë fjalë, thashë vetëm po na ndihmuan, na ndihmuan…

Më tej, në reagimin e saj zyrtar, Bashkia pretendon se familja e Prendit, ka përfituar bonusin e qerasë dhe ndihma të tjera ushqimore dhe logjistike.

REAGIMI I PLOTË I BASHKISË:

Nik Prendi, qytetari nga Kombinati, për të cilin Partia Demokratike tha se nuk e kishte marrë bonusin e qirasë dhe nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës, shprehet në një video se pretendimi i PD-së nuk është i vërtetë, por se është trajtuar dhe ka marrë rregullisht, çdo muaj, bonusin e qirasë prej 180 mijë lekësh. Familja e Prendit, banesa e së cilës pas disa fazash ekspertimi u cilësua me dëmtimin DS4 nga tërmeti i nëntorit 2019, jo vetëm ka marrë çdo ndihmë ligjore nga Njësia Administrative 6, por ka përfituar edhe ndihma ushqimore, logjistike dhe është trajtuar me bonusin e qirasë për t’i krijuar mundësinë e strehimit të përkohshëm.

Pas përgënjeshtrimit të lajmit nga Bashkia, sërish ka ardhur një tjetër reagim nga Zhupa, e cila e konsideron intervistimin e të moshuarit si shkelje të Kodit Penal. Ajo shkruan se qytetari është filmuar në zyrat e shtetit dhe duhet të ndiqet penalisht për veprimin.

REAGIMI I INA ZHUPËS

Në asnjë vend të civilizuar dhe demokratik nuk përdoren zyrat e shtetit për të kërcenuar dhe shantazhuar qytetarët, madje duke i filmuar dhe duke i keqpërdorur. Këtë metodë tipike mafioze ja ofroi sot qytetarëve zyra e Bashkisë Tiranë që në mënyrë të kundraligjshme dhe flagrante merr në pyetje edhe filmon qytetarin në një zyrë shtetërore dhe ja servir atë medias për makiazhin e vet të përditshëm. Si reminishencë e komunizmit, duke detyruar një fatkeq dhe të lënë pa asnjë ndihmë të gënjejë dhe të bëjë autokritike, ushtari i Erion Veliajt ka shkelur çdo të drejtë të qytetarit Nik Prendi. Partia Demokratike e vizitoi familjen e Prendit, pasi dega e saj e Kombinatit e ka ndihmuar herë pas herë me ndihma ushqimore dhe ilaçe, si një kërkesë e tij për të zgjidhur hallet. Ndërkohë që PD denoncon rastin e Nikë Prendës që jeton në kasolle, në rrënojat e shtëpisë së shembur, bashkia përveç se gënjen shkel mbi dinjitetin njerëzor dhe ligjet e këtij vendi duke e ushtruar presion mbi dy të moshuar të vetmuar dhe të semurë që kanë nevojë për ndihmë dhe mjekime. Ne prisnim të shkonin edhe të ndihmonin familjen Prendi por në fakt e thërritën ta kërcënonin dhe poshtëronin!!! Erion Veliaj nuk heq dot dorë nga presioni mbi qytetarët dhe të vërtetën! Dikush që çdo ditë të karrierës së vetë politike e ka shfrytëzuar për të gënjyer dhe ndërtuar fasada dhe propagandë e ka të pamundur që sot të këtë qoftë dhe një pikë ndjeshmërie ndaj vuajteve të qytetarëve. E vërteta nuk fshihet zoti Veliaj! Përpiqu sa të duash me makiazh televiziv, me video 3D, me fotomontazhe! E vërteta nuk ka çmim ndërsa çmimi që do paguani për të gjitha poshtërsitë që i keni bërë Tiranës dhe qytetarëve të saj do të jetë i lartë!

Kohët e fundit politika shqiptare është fokusuar tek rindërtimi pas tërmetit. Çdo ditë kryeministri Edi Rama publikon shtëpi të rindërtuara ose në përfundim e sipër, ndërsa PD denoncon raste të të prekurve që janë lënë në harresë. Shihni videon që sjell Dosja.al

Të këshilluara

Neritan Ceka preket nga Covid 19

Neritan Ceka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Burime të Gazetës “Shqip” bëjnë me dije se politikani dhe arkeologu ka pasur shqetësim...

19:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI