Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Abazoviç: Rama përkrahu hapur diktatorin e fundit të Europës

Lapsi.al 8 September 2020
Abazoviç: Rama përkrahu hapur diktatorin e fundit të

Drejtuesi i partisë URA në Malin e Zi, politikani shqiptar Dritan Abazoviç komentoi në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të votuar partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.

“Ç’të them. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë. Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi. Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç nga pozita e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them,” - deklaroi Abazoviç.

Sipas tij, Rama mund të bënte thirrje për partitë shqiptare, siç kanë bërë politikanët kroatë për partitë kroate.

“Të përkrahësh diktatorin e fundit në Europë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem,” - tha Abazoviç.

Ai deklaroi se pavarësisht se ndjen presione, nuk do të dorëzohet.

“Unë ndjej presion, por nuk dorëzohem. Kam besuar se mund të mundet Gjukanoviç kur askush nuk e ka besuar dhe e mundëm në mënyrë demokratike”.

Të këshilluara

Neritan Ceka preket nga Covid 19

Neritan Ceka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Burime të Gazetës “Shqip” bëjnë me dije se politikani dhe arkeologu ka pasur shqetësim...

19:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI