Flash

Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se mesatarja e BE

Lapsi.al 9 September 2020
Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se

Në Shqipëri dhe në Mal të Zi, pijet alkoolike kushtojnë më shtrenjtë se shtetet e tjera të rajonit, madje janë edhe mbi mesataren e bashkimit Europian.

Eurostat ka publikuar hartën e indeksit të çmimeve për pijet alkoolike. Në Shqipëri, ky indeks është 107.8%, që nënkupton se pijet alkoolike kushtojnë rreth 8% më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Në Mal të Zi kushtojnë 11.3% më shumë sesa mesatarja e BE-së.

Më lirë alkooli është në Bosnjë dhe Hercegovinë, sa 75.4% e mesatares së BE-së, që është në fakt dhe shteti në Europë ku ky produkt kushton më lirë.

Sipas Eurostat, në vitin 2019, çmimi i pijeve alkoolike në të gjithë Bashkimin Evropian (BE) ishte më shumë se dy herë më i lartë në Shtetin Anëtar më të shtrenjtë sesa në atë më të lirë.

Kur nivelet e çmimeve në vende krahasohen me indeksin mesatar të nivelit të çmimit të BE prej 100, rezultatet tregojnë se në vitin 2019, çmimi i pijeve alkoolike (pije alkoolike, verë dhe birrë) ishte më i larti në Finlandë (me një indeks të nivelit të çmimit 191), e ndjekur nga Irlanda (182) dhe Suedia (156).

Në të kundërt, nivelet e çmimeve për pije alkoolike në 2019 ishin më të ulëtat në Rumani (me një indeks të nivelit të çmimit 76), pasuar nga Bullgaria (79) dhe Hungaria (80).

Konsumi i alkoolit në vend

Sipas një publikimi të mëparshëm të INSTAT, diferencat gjinore në konsumin e alkoolit tregojnë se burrat janë ata që me rritjen e moshës kanë një tendencë për të konsumuar më shumë alkool në raport me gratë.

73,4 % e të intervistuarve gra dhe 38,3 % e burrave raportojnë se nuk pijnë alkool, ndërsa te gratë vetëm 23,0 % e tyre deklarojnë se pijnë alkool 1 deri në 3 ditë në muaj ose më pak, kundrejt burrave me 31,8 %.

Sipas INSTAT, abuzimi me alkoolin është një problem serioz i cili në vetvete mbart një rrezik të madh në shëndetin e  popullatës, si dhe shumë probleme familjare, sociale dhe të punësimit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI