Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

PD: Rama vendosi fshehtas për të rihapur kazinotë

Lapsi.al 9 September 2020
PD: Rama vendosi fshehtas për të rihapur kazinotë

Partia Demokratike i kujtoi sot kryeministrit Edi Rama se 2 vjet më parë premtonte se “kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje, asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër”. Dorian Teliti nga selia blu thotë se si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky u tret në pluhurin e harresës dhe të interesave të oligarkëve të tij.

“Sot, dy vjet më vonë, ndonëse në një kohë që BE ka futur Shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave dhe ka nënvizuar lojërat e fatit si një nga mënyrat se si pastrohen paratë, Rama në nxitim e sipër, në muajt e fundit të qeverisjes së tij agonike, rikthen në lojë kazinotë në zemër të Shqipërisë, në qendrën historike të Tiranës.

Nuk mendojnë as edhe një sekondë si të ndihmojnë mijëra bizneset që po falimentojnë, apo si të mbështesin sadopak qindra mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës dhe sot vuajnë për bukën e gojës, por çdo gjë në funksion të groposjes së Shqipërisë edhe më shumë në vorbullën e parave të pista, me të njëjtët dhe për të njëjtët që dje u hoqi TVSH-në për jahtet, dhe u uli e qeranë e pronave shtetërore.

Deri në ditët e fundit qeveria më e dështuar dhe e korruptuar në rajon e më gjerë, punon për të njëjtët grusht klientësh, por asnjëherë për shqiptarët. Koha t'i japim fund kësaj zhvatjeje të xhepave të njerëzve dhe pasurive publike” – shkruan Teliti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Cërrik, përplasen dy furgonë

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mëkrure  në Elbasan. Një furgon pasagjerësh u përplas me furgonin e UKE në afërsi të kryqëzimi...

19:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI