Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Keni gjysmën e zemrës larg... Italia lejon bashkimin e çifteve që u ndanë nga pandemia

Lapsi.al 9 September 2020
Keni gjysmën e zemrës larg... Italia lejon bashkimin e çifteve

Çiftet që u ndanë nga COVID-i për shkak se u mbyllën kufijtë, tani më do kenë mundësi të bashkohen...të paktën ata që kanë gjysmën e zemrën në Italinë fqinje. Qeveria italiane mori vendimin për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve drejt Italisë nëse janë të martuar ose vërtetojnë lidhjen e tyre me një shtetas italian apo shqiptarë që banon atje. Në mbledhje janë marrë edhe vendime të tjera, ku ndër më kryesore është se shtyhet gjendja e jashtëzakonshme deri në 15 tetor.

"Me Vendim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 7 shtator 2020 (kliko këtu për tekstin dhe këtu për dokumentet ashkëlidhur), masat në fuqi për parandalimin e infeksionit në të gjithë territorin kombëtar të parashikuara nga Vendimi i Kryetarit të Këshillit të Ministrave i datës 7 gusht 2020 si edhe dispozitat e parashikuara nga urdhrat e Ministrit të Shëndetësisë të datës 12 gusht dhe 16 gusht 2020, janë shtyrë deri më 7 tetor të vitit 2020.

Lutemi të kushtohet vëmendje e veçantë mbi çështjet në vijim:

- lejohet bashkimi për çiftet ndërkombëtare, edhe jo bashkëjetuese, nëse ekziston një marrëdhënie afektive e provuar dhe e qëndrueshme, arsye për të cilën shtetasit shqiptarë që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme afektive me një shtetas/e italian/e (ose shqiptar/e me vendbanim në Itali) do të mund të hyjnë në Itali për t’u bashkuar me ta;

- hiqet ndalimi i hyrjes apo kalimit tranzit në territorin italian për personelin e policisë së Shtetit;

- dokumenti C bashkëlidhur Vendimit përditëson në tërësi informacionin mbi kufizimet e aplikueshme në udhëtimet nga dhe për në territoret përtej detit.

Këshilli i Ministrave ka vendosur, më datë 29 korrik 2020, shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin kombëtar deri më datë 15 tetor 2020, për shkak të rrezikut shëndetësor lidhur me patologjitë që rrjedhin nga agjentë viralë të transmetueshëm, duke iu referuar veçanërisht COVID-19.

Me datë 7 gusht është aprovuar Vendimi i ri i Kryetarit të Këshillit të ministrave që, ndër të tjera, rregullon lëvizjet nga/për në Itali prej datës 9 gusht deri më datë 7 shtator 2020", - thuhet në vendim.

Të këshilluara

Aksident në Cërrik, përplasen dy furgonë

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mëkrure  në Elbasan. Një furgon pasagjerësh u përplas me furgonin e UKE në afërsi të kryqëzimi...

19:27

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI