Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

“Tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi, por na ka rënë dhe në tru”. Qytetari në Durrës 9 muaj pa shtëpi

Lapsi.al 10 September 2020
“Tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi, por na ka

Banorët e Durrësit provuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019. 9 muaj nga ajo fatkeqësi, në vend që t’i gjente me shtëpi të rregulluara, ata thonë se akoma po enden dyerve të institucioneve shtetërore për të gjetur zgjidhje për banesat.

Në ankthin e afrimit të dimrit tjetër, banori Sadik Resnjaku thotë se ka shkuar disa herë tek bashkia për të mësuar se çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij, por që nuk merr asnjë përgjigje.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj u njoh nga afër me shqetësimin e Sadik Resnjakut të cilit shtëpia i është shkatërruar dhe ai bashkë më gruan dhe nusen e djalit me fëmijë të vogël, është i detyruar të lëvizë nga një shtëpi me qera tek tjetra, pavarësisht moshës që ka.

Sadik Resnjaku: Që nga 26 Nentori e deri sot janë bërë 9 muaj. Dua të di, kur do fillojnë punimet se më vonë vjen dimër, jo nuk punohet se kohë e keqe, më the të thashë.

U bëmë 9 muaj! Ngelëm me lecka në krah. Me qira duke ndërruar shtëpitë.

Do bëhet, do bëhet, thotë bashkia.

Kemi shkuar disa herë por të vihet pika mbi i, kur do fillojnë punimet. Se tërmeti vërtet ka rënë në shtëpi dhe falenderoj zotin që nuk na mori jetën, e kupton apo jo. Po na ka rënë dhe në tru!

Nga ana psikike s’jemi në rregull hiç. Me pleq e me fëmijë të vogël. Gjatë verës që dalin milingonat në rrugë, për sytë e ballit nuk ju rrej, unë i kapërcej se edhe ato kanë shpirt, janë milingona. Ne as sa milingonat nuk konsiderohemi, qënia njerëzore. Kemi punuar një jetë të tërë. Kërkoj me insistim, bashkia të vihet në lëvizje t’i japi drejtim kësaj pune!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI