Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Akuzohet si vrasësi i motrës së vet, Shkëlzen Buci mohon kategorikisht akuzën

Lapsi.al 10 September 2020
Akuzohet si vrasësi i motrës së vet, Shkëlzen Buci mohon

I akuzuar si ekzekutor i të motrës së tij, Shkëlzen Buci ka mohuar çdo lidhje me krimin e rëndë.

Duke dhënë një dëshmi ekskluzive në emisionin ‘Me Zemër të hapur’ në News për gazetaren Dorjana Bezat, Shkëlzen Buci ka mohuar kategorisht se ka dorë në vrasjen e motrës së tij.

Ai thotë se nuk ka gisht në vrasjen e motrës së tij, madje as babai i tij. Madje ai shkon edhe më tej dhe thotë që nëse del se ai është autori i vrasjes, nuk do të pranojë që të dënohet, por të ekzekutohet.

‘Si mund ta bëjë unë atë gjë te motra ime! Që të vejë dorë. Ça më ka bërë ajo? Unë jam munduar që ta ndihmoj. Jemi rritur me një mijë hallë. Nëna me ka braktisur në 93. Më ka rritur njerka. Jemi rritur me halle 4 fëmijë. Na ka rritur me halle. Personi në fjalë thotë unë kam vrarë motrën time. Si mund të vë unë dorë te motra ime?! Unë i thoja motrës që; Të lutem na mblidh personat që të mbajnë, që të dëshmojmë në prokurori. E kam marrë me dhjetra herë prokurorin. Më thoshte; hiqe këtë emër se nuk është ky. I kemi këto ne. I di të gjitha këto Blerim Tomini. Janë personat që kanë shfrytëzuar postin e tyre, për të fshirë këtë maskaradë.’, tha Buci.

Pyetje nga gazetarja: Përveç akuzave që bëhen ndaj jush dhe ndaj shokut tuja,. Ju keni akuza dhe nga motra juaj, Elona që thotë se është e bindur se e keni vrarë ju..

Buci: Unë motrën time, Eglantinën, se kam prekur kurrë me dorë në jetën time. Eglantina zgjodhi rrugën e vet, dhe askush se ka penguar. E luta që të vinte në shtëpi, s’pranoi me ardh. Më tha; kam jetën time. E dhe i thash; ta jetosh si të duash. Po cili baba në botë të më japë urdhër mua që të vras motrën time dhe ta çoj me shokun tim?! Ky është super krim. Ai person që ka kryer këtë gjë, s’meriton burgim. Nëse unë dhe familja ime ka dorë sa fija e flokut. S’do pranojë dënimin, por ekzekutim për këtë çështje, regjistrojë këtë bisedë. Drejtësia do të dalë. Unë kam bsërë një krim në 2017, për atë krim po bëj dënimin. Ishin hallet e mia personale që kam bërë. Nesër kam bërë një krim, s’jam vrasës i motrës time. Asnjë minutë nuk jetoj nëse e kam bërë, se mbaj dot në ndërgjegje. /news24

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI