Flash

Zbulohen emrat/ Emërimet politike në polici dhe farsa me Vetting-un

Lapsi.al 27 March 2018
Zbulohen emrat/ Emërimet politike në polici dhe farsa me Vetting-un

Vetingu në policinë e shtetit, i miratuar edhe me vota nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë po shitet me bujë si një reformë e madhe nga qeveria aktuale. Nëse gërmon pak në emërimet e kohëve të fundit në radhët e uniformave blu vëren se fjalët janë ndryshe nga veprat në terren.

Burime të lapsi.al në policinë e shtetit thanë se prej kohësh në polici po kryhen një sërë emërimesh me urdhër nga lart duke shkelur dhe anashkaluar ligje të miratuara nga vetë kjo shumicë.

Sipas këtyre burimeve Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve u emërua Enrik Sulejmani. Ai është ish-koordinator i Partisë Socialiste në Kamzë. I emëruar më parë edhe nga LSI, por i larguar pasi ka rezultuar i dënuar. Edhe Nazmi Demirxhi, zv.drejtor i policisë së burgjeve rezulton të jetë i dënuar në të kaluarën për ndihmën ndaj Admir Tafilit, i cili vrau 2 vëllezër.

Radha e emërimeve politike në policinë e shtetit nuk ndalet me kaq. Burimet thonë se Lulzim Haxhiu, shef policie pranë spitalit të burgjeve, është përjashtuar më herët nga policia e shtetit.

Fredinand Preci, aktualisht shef policie në Lezhë është gjithashtu një i përjashtuar nga policia e shtetit. Emëruar fillimisht si polic dhe graduar oficer, sot shef policie. të njëjta burime thanë se Drejtor Fejmi Isufaj, nga civil (historian) është graduar direkt me gradën “Drejtues”, pa pasur shkollë policie apo ushtarake.

Janë vetëm 5 raste të cilat vijnë si një shembull se Vetingu në polici mbetet ndoshta një arsye për të justifikuar lëvizjet në radhët e uniformave bli sipas qëllimeve politike dhe personale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI