Flash

Berisha: Rama emëroi tek SHÇBA ish-gjykatësin kriminal që liroi 9 trafikantë

Lapsi.al 27 March 2018
Berisha: Rama emëroi tek SHÇBA ish-gjykatësin kriminal që

Sali Berisha deklaroi se në krye të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme, Edi Rama emëroi 'gjykatës kriminel që në 9 procese liroi 9 trafikantë droge'.

Nëpërmjet Facebook, Berisha shkruan se Agim Hysi është i përfshirë në lirimin e një të akuzuari për vjedhje bankash, lirimin e një të dyshuari për grabitje me armë dhe jo vetëm.

POSTIMI I SALI BERISHËS: 

Lajmi i fundit nga Narkoshteti!

Rama emëron në krye të SHÇMB famozin Agim Hysi, ish gjykatësin kriminel që në 9 procese liroi 9 trafikantë drogë!

Lexoni mesazhin e zyrtarit te larte dixhital! sb “Pershendetje Dr.Drejtori i ri i ShKB Agim Hysi ka qenë gjyqtar në Vlorë dhe është shkarkuar nga KLD si gjyqtar që ka liruar kriminele. Ai e ka ankimuar deri në Kushtetuese 2 herë por e ka humbur betejën. Ai ka apeluar dhe ne Strasburg por ka humbur.

Fakte:

1: si kryetar i trupit gjykues ka liruar G.B i akuzuar për vjedhje bankash në bashkëpunim

2. Ka urdhëruar lirim të menjëhershëm të V.Q akuzuar për grabitje me armë.

3. Në 9 vendime ka liruar 9 trafikantë droge (hashash) duke u dhënë masa të buta dënimi. Të 9 këto vendime janë prishur nga gjykatat më të larta.

Ky është emëruar drejtor i SHKB”

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI