Flash

BE ultimatum Facebook-ut: Përgjigje brenda dy javësh për vjedhjen e të dhënave...

Lapsi.al 27 March 2018
BE ultimatum Facebook-ut: Përgjigje brenda dy javësh për vjedhjen

Bashkimi Europian i ka dhënë një ultimatum Facebook për t’ju përgjigjur pyetjeve të ngritura pas skandalit të përdorimin e paautorizuar të të dhënave personale të individëve gjatë vitit 2016, që mendohet se janë përdorur në favor të fushatës presidenciale të Donald Trump në SHBA. Shtetet janë vënë në lëvizje që të nisin zyrtarisht hetimet.

Mësohet nga një kopje e letrës që BE-ja i ka dërguar Facebook-ut është siguruar nga AFP.

“A rrezikohen të dhënat e qytetarëve të BE nga skandali i kohëve të fundit?”, shkruan Komisionerja evropiane për Drejtësi, Vera Jourova.

“Do të doja një përgjigje në dy javët e ardhshme,”- shton ajo, siç raporton “La Stampa”.

Letra mësohet të ketë mbërritur në adresën e drejtorit operativ të Facebook, Sheryl Sandberg. Këtij të fundit i janë kërkuar edhe informacione mbi masat që do të ndërmarrë kompania për të shmangur një skandal të ngjashëm në të ardhmen.

“Nëse po (nëse të dhënat janë ndikuar), si mendoni të informoni autoritetet dhe përdoruesit për këtë?”,- kërkohet ndër të tjera në letër.

Komisionerja pyet nëse janë të nevojshme rregulla më të rrepta për platformat e mediave sociale.

Në samitin e Brukselit javën e kaluar, krerët e BE diskutuan për keqpërdorimin e të dhënave të Facebook nga “British Cambridge Analytica”, kompania që luajti një rol në fushatën e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

“Rrjetet sociale dhe platformat dixhitale duhet të garantojnë praktika transparente dhe të mbrojnë privatësinë e të dhënave personale të qytetarëve”, u shprehën krerët e shteteve.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, gjithashtu ka ftuar numrin një të Facebook, Mark Zuckerberg, për tu përgjigjur në lidhje me këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI