Flash

Helmimi i Skripal/ Kush janë vendet që refuzuan të dëbojnë diplomatë rusë

Lapsi.al 27 March 2018
Helmimi i Skripal/ Kush janë vendet që refuzuan të

Rusia paralajmëroi një përgjigje të fortë për më shumë se 20 vende që përjashtuan diplomatët pas helmimit të ish agjentit të KGB-së në Britaninë e Madhe. Sergej Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka shantazhuar vendet e tjera që të përjashtojnë më shumë se 100 diplomatë dhe agjentë të dyshuar. Ky është numri më i madh i diplomatëve të dëbuar në histori.

Në fillim të muajit, ishte Britania e Madhe që njoftoi se do të përjashtojë 23 diplomatë, ndërsa vendet e tjera e morën këtë hap ditën e hënë.

 SHBA: 60 diplomatë

 Vendet e BE: Franca (4); Gjermania (4); Polonia (4); Republika çeke (3); Lituania (3); Danimarka (2); Hollanda (2); Italia (2); Spanja (2); Estonia (1); Kroacia (1); Finlanda (1); Hungaria (1); Letonia (1); Rumania (1); Suedia (1)

 Ukraina: 13

 Kanadaja: 4, plus refuzimin e 3 aplikimeve nga Rusia

 Shqipëria: 2

 Australia: 2

 Norvegjia: 1

 Maqedonia: 1

Por kush janë vendet që nuk do të përjashtojnë diplomatët rusë?

Janë disa vende të Bashkimit Europian që nuk kanë asnjë qëllim të përjashtojnë diplomatët rusë. është Austria, Greqia dhe Portugalia, që megjithëse kanë mbështetur Britaninë e Madhe dhe kanë dënuar helmimin e Skripal.

Interesant ishte qëndrimi i Zelandës së re. Kryeministrja e këtij vendi tha se do t’i kishte dëbuar oficerët e inteligjencës ruse, por nuk kishte gjetur asnjë.

Përse po e bëjnë?

Australia iu bashkua qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian me njoftimin se kishte dëbuar dy diplomatë me dyshimin se ishin “oficerë të padeklaruar të inteligjencës”.

Kryeministri australian Tërnball foli për ndërhyrje në zgjedhje dhe për për kërcënim të sovranitetit të partnerëve duke arsyetuar dëbimin e rusëve,. Sipas tij, “sulmi në Salisbëri ishte një sulm për të gjithë ne”.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se vendet e Bashkimit Europian vendosën të përjashtojnë diplomatët rusë pas një mbledhjeje të javës së kaluar për helmimin në Salisbëri.

“Masa të tjera, përfshirë dëbime të tjera nuk përjashtohen në ditët e ardhshme” tha ai. Këto masa po krijojnë krizën më të rëndë diplomatike mes Rusisë dhe Perëndimit, që kur Moska aneksoi Krimenë.

Aleatët kanë pranuar të gjithë të dalin përkrah Britanisë së Madhe dhe kjo për momentin po interpretohet si një fitore e diplomacisë së Tereza May, pavarësisht marrëdhënies së komplikuar me Bashkimin Europian pas Brexit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI