Flash

Drejtoresha e Ministrisë së Shëndetësisë: Si Europa, edhe në Shqipëri 10 % e popullsisë janë homoseksualë

Lapsi.al 27 March 2018
Drejtoresha e Ministrisë së Shëndetësisë: Si Europa,

Pas një takimi të mbajtur në gjimnazet e Tiranës nga komuniteti LGBTI mbi temën e bulizmit, ka pasur një sërë reagimesh në opinioni publik në vend. Ndërkohë që debati ka dy kampe të ndara në pro dhe kundër kësaj nisme, një deklaratë e fortë vjen nga Eva Sheshi, përgjegjësja për çështjet e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ajo tha dje në emisionin e gazetares Ilva Tare ne Ora news, kur tha se meqenëse në të gjithë vendet e BE nga sondazhet ka rezultuar që komuniteti LGBT është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian.

“Meqenëse në Evropë janë 10 % e popullsisë pjesëtarë të këtij komuniteti, edhe Shqipëria nuk ka pse të jetë ndryshe. Kjo ka dalë nga studimet e institucionit të BE që bën sondazhe dhe vrojtime, i specializuar për këtë çështje, nga Këshilli i Evropës që ka rekomandime apostafat për këtë gjë, të cilat Shqipëria si shtet anëtar i ka të miratuara dhe dakortësuara, kështu që mendoj që nuk përbën ndonjë çudi e madhe që në Shqipëri nuk ekziston ky komunitet, për këtë pjesë sa ekziston mendoj që nuk ka vend fare të flasim. Në Shqipëri është e vështirë të bësh studim. Meqenëse në tërë vendet e BE, ky është sondazh me vetëdeklarim, ky lloj sondazhi ka rezultuar që është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian”. – është shprehur ajo.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI