Flash

Largimi i Listës Serbe nga qeveria, Ramush Haradinaj: Nuk e jap dorëheqjen!

Lapsi.al 27 March 2018
Largimi i Listës Serbe nga qeveria, Ramush Haradinaj: Nuk e jap

Largimin e Listës Serbe nga qeveria, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideroi një vendim të pakuptueshëm. Pavarësisht se mbetet pakicë në parlament, Haradinaj tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

“Dorëheqje nuk e kam plan me dhanë. Punën kam me vazhdu”, ka thënë Haradinaj gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

“Veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serbë, sikurse as zyrtarëve serbë, por i atyre që e kanë thyer ligjin”, tha ai.

Haradinaj ka thënë, po ashtu, se ka marrë përkrahje nga shumë deputetë, pas largimit të Listës Serbe nga koalicioni, pas arrestimit dhe deportimit të Marko Gjuriqit nga Kosova.

Një ditë më parë në Kosovë u arrestua Marko Gjuriç, i ashtuquajturi “shefi i zyrës për Kosovën” në Serbi.

Haradinaj tha se e kishte monitoruar çdo sekondë të procesit për arrestimin e Gjuriç, që nëse do të kishte pritur edhe 72 orë do ta kishte shmangur arrestimin e tij.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI