Flash

Deputetja e PS-së quan interesaxhinj dhe burracakë këshilltarët që vijnë nga LSI

Lapsi.al 27 March 2018
Deputetja e PS-së quan interesaxhinj dhe burracakë

As në Partinë Socialiste nuk e besojnë fabulën e bashkëpunimit të opozitës me Rusinë, që ështëe bërë shkak që këshilltarët e LSI të largohen në masë drejt Partisë Socialiste. Deputetja e PS, Adelina Rista, i quan këta kameleonë interesaxhinj e burracakë, që sipas saj, qëndrojnë në çdo kohë si këpusha mbi trup të PS.

"... Të zhgënjyer???!!! ... Tani u qenkeshin hapur sytë???!!! ... Po pse zgjedhin Selinë e PS për të bërë publik "zhgënjimin" e tyre, duke lexuar nëpër rreshta që nuk i kanë shkruar vetë???!!!

.... Këta kameleonë interesaxhinj, burracakë, që në cdo kohë i qëndrojnë si këpusha mbi trup PS-së... pse nuk e bëjnë publik qëndrimin e tyre nga zyrat e Partisë së tyre...të largohen prej andej e .... pastaj le të trokasin në derën e PS- së,... të anëtarësohen sipas statutit të kësaj partie... e të japin prova duke punuar në radhët e saj si e gjithë anëtarësia socialiste?!

Eh....socialistët e thjeshtë!... sa keq ndihen kur shohin se duhet të mbajnë mbi shpinë për t'i nxjerrë pa lagur matanë lumit, lloj- lloj kameleonësh që kanë vënë kushtin e radhës... dhe kanë marrë premtimin e radhës... Fenomeni LSI!...... Dhe është i njohur ky fenomen... ndodh sa herë që LSI nuk ka pushtet... #FenomeniLSI#" shkruan deputetja e PS në një status në Facebook.

Pretekst për largimin e këtyre këshilltarëve nga LSI është zbulimi i lidhjeve të supozuara të Partisë Demokratike me Rusinë. Në shumë këshilla bashkiakë, kalimi drejt PS u bë duke lexuar pak a shumë të njëjtën deklaratë.

Por ndërkohë që akuzon njerëzit e LSI, që po ikin si interesaxhinj, deputetja e PS nuk ka guxuar të thotë asgjë për ata që kanë hapur dyert e PS ndaj këtyre njerëzve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI