Flash

Bushati tregon si e priti ambasadori rus kërkesën për largimin e diplomatëve nga Tirana

Lapsi.al 26 March 2018
Bushati tregon si e priti ambasadori rus kërkesën për largimin e

Shqipëria është rreshtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian duke dëbuar dy diplomatë rusë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha për TCH, se ky vendim ka ardhur 48 orët e fundit si koordinim brenda aleancës së NATO-s, si përgjigje të veprimeve të kohëve të fundit.

“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE. Tanimë kemi kaluar në një fazë tjetër, atë të koordinimit të veprimeve me partnerët tanë në NATO, dhe ky është një veprim i koordinuar me to, në përgjigje të zhvillimeve të fundit, sidomos pas rastit që u bë publik në Mbretërinë e Bashkuar” – tha Bushati.

Çfarë rrezikon Shqipëria në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë pas këtij vendimi?

“Nuk besoj se ka diskutim që ky është një vendim i vështirë. Shqipëria, natyrisht, kur ka ndërmarrë këtë vendim, ka marrë në shqyrtim edhe të gjitha konsekuencat që mund të vijnë nga ky rreshtim në kampin perëndimor”.

Duhet të presim edhe largim të diplomatëve tanë nga Moska?

“Do të duhet që të presim me qetësi se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim” – thotë Bushati që tregon se për këtë çështje do të ketë së shpejti një ministerial me vendet e NATO-s.

Cili ishte reagimi i ambasadorit rus kur iu komunikuat ky vendim?

“Ambasadori është thirrur nga strukturat përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në përputhje me praktikën diplomatike. Natyrisht që kur vjen puna te dëbimi i diplomatëve të vendeve të ndryshme, praktika shqiptare nuk është e pasur. Është shumë e rrallë në këtë drejtim. Natyrisht që shtetet përpiqen ta përdorin këtë formë si veprimin e tyre të fundit në marrëdhëniet diplomatike. Nuk është se është një nga ato takime që dikush do të dëshironte që të përballej” – e mbylli Bushati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI