Flash

Gjykata e Krimeve të Rënda “heq dorë” nga 30 dosjet e rëndësishme

Lapsi.al 26 March 2018
Gjykata e Krimeve të Rënda “heq dorë” nga 30 dosjet e

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë i cili i jep përkohësisht kompetencat e Gjykatës Speciale Antikorrupsion, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet shpallë moskompetencë për 30 dojse të cilat i ka në gjykim.

Këtë të hënë ishte parashikuar të zhvillohej seanca e radhës për masakrën e ndodhur në Bulevardin Zogu i Parë në Maj të 2015, ku mbeten të vrarë tre persona.

Po sipas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, vepra e vrasjes për gjakmarrje do të gjykohet nga gjykatat e rretheve dhe dosja i kalon për kompetencë Tiranës. Një tjetër gjyq që pritej të zhvillohej ishte ai ndaj Sadedin Sules i cili në bashkëpunim me Fatjon Karmeshtnën në Prill të 2016 mbyti bashkëshorten e tij në Shkodër . Sipas ligjit kjo dosje do t’i kalojë Gjykatës ku ka ndodhur vepra penale, në këtë rast në Shkodër.

Të gjitha krimet për shkak të marrëdhënieve familjare tashmë do të kalojnë të gjykatat e rretheve. Gjithashtu në gjykatat e rretheve do të kalojë dhe vepra e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tashmë Krimet e Rënda do të gjykojnë vetëm çështjet e korrupsionit dhe grupet e strukturuara kriminale. Këtë të hënë Gjykata e Apelit vendosi të prishë vendimet e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë duke ia deleguar për kompetencë gjykatave të rretheve./Klan

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI