Flash

"Vila në Surrel, studio, apartamentet..." Berisha i bën analizën pasurisë së Edi dhe Linda Ramës

Lapsi.al 27 March 2018
"Vila në Surrel, studio, apartamentet..." Berisha i bën

Në një reagim për shkarkimin e gjykatësit të Kushtetueses, Fatos Lulo, ish kryeministri Sali Berisha merr në analizë pasurinë e Edi dhe Linda Ramës. Bashkëshortja e kryeministrit thotë Berisha ka marrë një dhuratë prej 100 milion lekësh nga motra e saj, ndërsa të dy nuk justifikojnë vilën në Surrel, pasi në vitin 2010, Rama kishte vetëm 3 mijë euro.

“Ne vitin 2010 Edi Rama deklaron si pasuri te vetme

- 3 mije euro dhe veten si i pastrehe.

Ne vitin 2013, ai ndërton sarajet ne Surrel me gjatësi themelesh 58 m ndërkohe qe pallati ku banoj unë dhe 70 familje te tjera ka gjatësi themelesh prej 46 m.

Rama ne formularin e tij te pasurisë ka deklaruar se 5,000 m2 toke truall te sarajeve te tij i ka blere me 2 dollarë m2 ndërkohe qe çmimi ne atë zone, sipas hipotekës, ne vitin qe e ka blere Rama token ka qene 30 dollarë m2

Pra, kemi te bëjmë me mashtrim te qarte dhe larje parash te pista nga Edi Rama.

Po Rama, përveç sarajeve te Surrelit, ka ndërtuar ne fshehtësi te plote afër Kryegjyshatës

- studion dy katëshe me sipërfaqe rreth

- 600 m2 me furra qeramike dhe furra shkrirëse artistike metalesh dhe

- deri tani nuk ka deklaruar asgjë për paratë e blerjes se truallit, ndërtimit te studios dykatëshe, furrave speciale te qeramikës dhe shkrirjes artistike.

Por krahasimi i pasurive, jo vetëm te Rames por edhe te bashkëshortes se tij me ato te gjykatësit Lulo, është i frikshëm!

Kështu, zonja Linda Rama ne formularin e pare te pasurive deklaroi:

a- një dhurate me motrën vet për 100 milionë leke, pa treguar burimin e dhuratës fabuloze

Ndërkohe qe motra e Gjykatësit Lulo është ndërtuese e mirënjohur ne Tirane dhe

b- Zonja Linda Rama nuk deklaroi asnjë fjale për pallatin 5 katesh me sipërfaqe ndërtimi 960 m2, te ndërtuar ne mes te Tiranes, ne sheshin rekreativ ne mes pallateve.

Shkaku i fshehjes se pallatit pesëkatësh qëndron ne faktin se për ndërtimin e tij nuk tregon dot asnjë fature tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore nga familjaret e vet qe i pretendon investitorë! Pra pallati është dhurate paje për çiftin Rama.

c- Sipas deklaratës, zonja Rama është pronare ne katër apartamente banimi, ndërkohe qe ajo ka punuar ne shtet ose vite te tera ne një Fondacion jofitimprurës!

Pra, siç del nga këto fakte te pamohueshme, pasuritë e pajustifikuara te gjykatësit Lulo nuk janë as çereku i pasurive te pajustifikuara te Edvin Kristaq Rames dhe zonjës se tij te nderuar Linda Rama”

Sipas Berishës, ligji u zbatua në mënyrë të njëanshme, pasi në njërën anë, gjykatësi i Kushtetueses u shkarkua nga detyra, ndërsa nga ana tjetër ILDKPI nuk vepron ndaj kryeminsitrit dhe bashkëshortes së tij.

Sipas Berishës, ishte pikërisht kontrolli I pasurisë së çiftit kryeministror që çoi në shkakrimin e Zana Xhukës nga ILDKPI.

“Sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka mori për verifikim dosjen e pasurive te çiftit Rama, ky i fundit përdori shumicën e tij parlamentare te përbëre nga vrasës, trafikante, bandite dhe, siç do faktonte Gjykata Kushtetuese, shkarkoi ne mënyre antikushtetuese ne sy te shqiptareve dhe mbare botes me urgjence nga detyra Kryetaren e ILDKP. Prandaj dhe ai vazhdon te shtoje i pangopur pasurinë e tij te paligjshme” shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI