Flash

Intervista në median gjermane, Rama kërkon hapjen e negociatave për hir të rrezikut rus

Lapsi.al 27 March 2018
Intervista në median gjermane, Rama kërkon hapjen e negociatave

Kohë më të mirë për të përmendur rrezikun rus, si presion për hapjen e negociatave nuk mund të kishte për Edi Ramën. Në një intervistë për gazetën gjermane “ëelt", kryeministri i Shqipërisë foli për një qeveri anti-NATO apo anti-BE si një mundësi reale, ndërsa kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në intervistën e titulluar: "Paradoks që Shqipëria nuk është në BE."

“Nuk do ishte mirë që Bashkimi Europian ta linte Ballkanin si një zonë gri, ku mund të futen palët e treta,” shprehet Rama, duke nënkuptuar aty Rusinë.

“Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se ne jemi një vend i NATO-s. por është paradoks që nuk jemi në BE. E kemi parë së fundmi në Malin e Zi, se çfarë mund të bëjë ndikimi rus. Një qeveri anti-NATO apo anti-BE është një mundësi reale,” tha Rama.

Sipas Ramës, Shqipëria i ka plotësuar tashmë të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian, përfshi këtu një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të nisin negociatat, sepse ne kemi përmbushur detyrimet. Më e rëndësishmja ishte reforma në drejtësi, zbatimi i së cilës ishte i vështirë. Ne ndryshuam edhe Kushtetutën, diçka jo e zakonshme” tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI