Flash

Ambasadori rus: Shqipëria gaboi dy herë me dëbimin e diplomatëve rusë. Dëmton marrëdhëniet tona

Lapsi.al 27 March 2018
Ambasadori rus: Shqipëria gaboi dy herë me dëbimin e

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Alexander Karpushin, deklaroi se ndryshe nga praktika ndërkombëtare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, bëri publik emrat e diplomatëve rusë që vendosi të dëbojë nga vendi.

Sipas Karpushin, një veprim i tillë është i palejueshëm dhe ambasada pret një shpjegim zyrtar të Ministrisë së Jashtme lidhur me këtë veprim.

"Duhet theksuar se mbështetja e dëbimit masiv të diplomatëve rusë nuk ka qenë e detyrueshme për asnjë vend dhe as për Shqipërinë. Për ne mbështetja ose jo e këtij vendimi në radhë të parë është indikator i qasjes objektive dhe gjykimit të shëndosh të një vendi apo të një tjetri po edhe te sovranitetit real të këtyre vendeve. Siç jeni në dijeni, më 20 mars Ministria e Jashtme e Shqipërisë lëshoi një deklaratë, në të cilën, pa pasur asnjë provë, e akuzoi Rusinë për një “sulm kimik” të zhvilluar kundër Britanisë së Madhe.

Ndërsa tani pala shqiptare dëbon dy diplomatët tanë. Madje, në kundërshtim me praktikën e gjithëpranuar ndërkombëtare Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë publikë emrat e tyre. Një gjë e tillë është e palejueshme dhe na krijon një indinjatë të fortë. Shpresojmë të dëgjojmë një shpjegim zyrtar të MEPJ-së lidhur me këtë veprim." - u shpreh Alexander Karpushin në një intervistë për "News 24".

Sipas ambasadorit rus, Shqipëria zgjodhi të jetë pjesë e vendeve që nuk kanë nevojë për asnjë provë për t'a akuzuar Rusinë. Ai shprehet se ky qëndrim do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe.

"Pra, kemi dy qasje diametralisht të kundërta: një pjesë e vendeve nuk kanë nevojë për asnjë provë për ta akuzuar Rusinë, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se është e papranueshme të veprosh pa asnjë provë në dorë. Shqipëria i përket grupit të parë, dhe kjo është zgjedhja e saj. Për fat të keq, kjo besoj se do të dëmtojë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të ngadalësojë ecurinë e tyre në të ardhmen." - u shpreh Karpushin.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI