Flash

Motoçiklistët e Putinit planifikojnë të vijnë në Kosovë

Lapsi.al 27 March 2018
Motoçiklistët e Putinit planifikojnë të vijnë në

Anëtarët e një klubi motoçiklistësh rusë, të njohur për afërsinë e tyre me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kanë bërë të ditur se po planifikojnë të vizitojnë Kosovën, në kuadër të një turneu të tyre nëpër Ballkan, raporton Associated Press. Motoçiklistët nga “Ujqërit e Natës” kanë përfunduar të martën një vizitë në Serbi dhe në një mini-shtet serb në Bosnjë, që ata kanë thënë se ishte i menduar për të promovuar rrënjët e përbashkëta sllave të Rusisë dhe Serbisë.

Vizita ka përkuar me përpjekjet gjithnjë e më të theksuara ruse për të ushtruar ndikim në Ballkan, veçanërisht në Serbi – dhe me një rritje të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, shtetësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh.

“Ujqërit e Natës” janë futur në një listë të zezë nga Perëndimi, për shkak se kanë mbështetur politikat e Putinit në Ukrainë.

Shumë serbë e konsiderojnë Kosovën vatër të kombit. Serbia ka lidhje të afërta me Moskën, ndonëse formalisht kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian./express

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI