Flash

Berisha u përgjigjet kërkesave për tu rikthyer në krye të PD

Lapsi.al 27 March 2018
Berisha u përgjigjet kërkesave për tu rikthyer në krye

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kthyer përgjigje zërave për një rikthim në krye të partisë. Qartësisht e artikuloi këtë kërkesë Arben Imami para pak ditësh, por Berisha thotë se nuk do të marrë asnjë rol të tillë.

“Unë nuk jam i gatshëm të marr asnjë rol, përveç këtij roli që kam. Jam njeri i tërhequr dhe i dorëhequr. Unë besoj se ky grup, të gjithë, këta ish-drejtues, Basha dhe drejtuesit e tjerë aktualë, i kanë të gjitha mundësitë dhe pontencialet, që në interesin më të mirë të Shqipërisë e shoqërisë shqiptare, por edhe miqtë e PD janë thellësisht të interesuar që PD të konsolidohet në të gjitha kontributet e veta, të gjejnë rrugën dhe vazhdojnë betejën, pasi askush nuk mund të thotë sot, se Shqipëria ka pasur ndonjë rrezik më të madh në këto 27 vite se narkoshtetin e Edi Ramës” – thotë Berisha në një intervistë për Fax News.

Por nëse bashkimi të gjitha rrymave nuk ndodh a rrezikon PD përçarjen?

“Unë besoj se nuk do të dështojë bashkimi. Nuk është një proces i lehtë, por uroj dhe dëshiroj që secili të marrë përgjegjësinë e tij dhe në interesin më të mirë duke pasur përballë një situatë të vështirë. Theksoj se kontributet duhet të bashkohen dhe duhet të bëhet një përpjekje shumë e madhe për të elektrizuar rininë shqiptare, angazhuar atë në një betejë si rruga e vetme për të përmbysur këtë klikë në pushtet, e cila pa revolucion nuk ikën” – thotë Berisha.

Sipas tij disa hapa janë hedhur, por shton se bashkimi duhet për përfshijë të gjitha kontributet.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI