Flash

Dokumentari i Netflix: 50 Cent nxjerr në dritë jetën e errët të Diddy

Lapsi.al 4 December 2025
Dokumentari i Netflix: 50 Cent nxjerr në dritë jetën e errët

Dokumentari i ri i Netflix, “Sean Combs: The Reckoning”, i prodhuar nga rivali i tij i vjetër, Curtis “50 Cent” Jackson, ka nisur transmetimin dhe ka shkaktuar një valë të re reagimesh rreth jetës, karrierës dhe skandaleve të Sean Combs.

Dokumentari me katër episode përfshin intervista me ish-punonjës, ish-bashkëpunëtorë, një ish-eskortë dhe madje edhe pjestarë të jurisë të gjyqit të tij të shumëpërfolur.

Aty trajtohen ngjarjet që çuan në arrestimin e Combs në shtator 2024, akuzat për trafikim seksual për të cilat ai u shpall i pafajshëm—si dhe dënimi i mëvonshëm për akuza të lidhura me prostitucion, më 2 korrik.

Combs, 56 vjeç, vazhdon të vuajë dënimin në burgun federal Fort Dix në New Jersey. Fillimisht dënimi duhej të përfundonte më 8 maj 2028, por sipas Page Six, data e lirimit është shtyrë në 4 qershor 2028, për shkak të shkeljeve të brendshme të rregullave të burgut.

Ndërkohë, përfaqësuesit e tij e kanë quajtur dokumentarin një “sulm të turpshëm” dhe kanë akuzuar Netflix-in për përdorim të materialeve “të vjedhura”.

Regjisorja Alexandria Stapleton ka deklaruar se çdo material është marrë ligjërisht dhe se ekipi i Combs nuk ka pranuar të komentojë.

Më poshtë, disa nga zbulimet më të diskutueshme të dokumentarit:

 1. Më pak se një javë para arrestimit, ai planifikonte të lëvizte 200 milionë dollarë

Në pamjet e filmuara nga videografi personal i Combs, reperi dëgjohet duke i thënë të dashurës së atëhershme, Dana Tran:

“Jam gati të depozitoj 200 milionë tani… po e mbajnë bankën hapur për mua.”

Ish-punonjësi i Bad Boy Records, Capricorn Clark, e përshkruan Combs si një njeri që “krijonte gjithmonë narrativën e vet”.

2. Ish-eskorta pretendon se Combs organizonte ‘freak-offs’ në përvjetorin e vdekjes së Notorious B.I.G.

Clayton Howard, ish-eskortë, pretendon se këto festa të shfrenuara përfshinin përdorim droge, seks dhe rituale të çuditshme. Sipas tij, ai i organizonte çdo 9 mars, ditën e vrasjes së Notorious B.I.G.

 3. Aubrey O’Day pretendon se u largua nga grupi sepse refuzoi Combs

Ish-anëtarja e Danity Kane, Aubrey O’Day, deklaron se Combs i ka dërguar email-e me natyrë seksuale, përfshirë foto eksplicite.

Ajo thotë:

“U pushova nga puna sepse refuzova të përfshihesha seksualisht.”

4. Combs kërkonte një “aleat” për “pisllëqet më të pista të medias”

Në bisedat me avokatin e tij, Marc Agnifilo, Combs shprehet i pakënaqur me ekipin ligjor dhe kërkon dikë që “di të merret me propagandën më të pistë”.

Në një bisedë të mëvonshme me djemtë e tij, ai u kërkon atyre të “hedhin bombën atomike”, pa saktësuar se për çfarë bëhet fjalë.

 6. Pjesëtarët e jurisë shpjegojnë pse e shpallën të pafajshëm për trafikim

Një pjestare e jurisë thotë se Combs nuk mund të shpallej fajtor për trafikim, sepse nuk ishte akuzuar për dhunë në familje, ndonëse disa dëshmi sugjeronin abuzim.

Një pjesëtar tjetër tha:

“Ishin dy njerëz të dashuruar… nuk mund të gjykosh një marrëdhënie të tillë nga jashtë.”

Të këshilluara

Miley Cyrus konfirmon fejesën me muzikantin

Miley Cyrus, ka ndarë detaje nga propozimi intim që mori nga partneri i saj, Maxx Morando. Gjatë një interviste në “Good Morning America”, këngëtarja e hitit “F...

19:36

Miley Cyrus fejohet me Maxx Morando

Miley Cyrus dhe muzikanti Maxx Morando janë fejuar, konfirmon Page Six. Thashethemet nisën teksa çifti shkëlqeu në tapetin e kuq të premierës botërore të fil...

15:01

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI