Flash

Ish-miku i Will Smith padit Jada-n: Më ka kërcënuar

Lapsi.al 2 December 2025
Ish-miku i Will Smith padit Jada-n: Më ka kërcënuar

Jada Pinkett Smith po përballet me një padi prej 3 milionë dollarësh nga Bilaal Salaam (i njohur si Brother Bilaal), i cili pretendon se aktorja e ka kërcënuar dhe intimiduar gjatë një përballjeje në vitin 2021.

Salaam — i cili e përshkruan veten si “mik i ngushtë” i Will Smith për gati 40 vite — thotë se ka punuar afër aktorit në projekte personale dhe profesionale, madje është përfshirë edhe në disa fotografi të botuara në autobiografinë Will.

Sipas padisë, të siguruar nga PEOPLE, incidenti ka ndodhur më 25 shtator 2021, në hollin e Regency Calabasas Commons, ku Salaam po merrte pjesë në një festë ditëlindjeje private për Will Smith. Pinkett Smith dyshohet se iu afrua e shoqëruar nga rreth shtatë persona të stafit të saj.

Në dokument, Salaam pretendon se Pinkett Smithe kërcënoi duke i thënë se nëse vazhdonte të “tregonte punët e saj personale”, ai “do të përfundonte i zhdukur ose do të merrte një plumb”. Ai gjithashtu thotë se aktorja kërkoi që ai të nënshkruante një marrëveshje mos-zbulimi (NDA).

Pasi u largua nga ndërtesa, Salaam pretendon se anëtarë të ekipit të Pinkett Smith e ndoqën deri te automjeti i tij duke vazhduar me kërcënime.

Gjysmë viti më vonë, në mars 2022 — menjëherë pas incidentit të Oscars, ku Will Smith goditi Chris Rock në skenë — Salaam thotë se refuzoi të ndihmonte në “menaxhimin e krizës”, pasi nuk donte të merrte pjesë në një fushatë që e konsideronte “të paligjshme, joetike dhe mashtruese”. Ai pretendon se pikërisht pas këtij refuzimi filluan kërcënimet nga rrethi i çiftit Smith dhe se kundër tij u nis një “fushatë hakmarrjeje”.

Salaam thotë se situata u përkeqësua edhe më shumë pasi u mësua se ai po shkruante një libër “whistleblower” për marrëdhënien e tij me Smith-ët. Sipas tij, fushata e njollosjes u ndez pas një interviste të tij që u bë virale.

Në një intervistë të vitit 2023, Salaam pretendoi se kishte parë Will Smith duke kryer një akt seksual me aktorin Duane Martin — një deklaratë që Jada Pinkett Smith e ka mohuar hapur duke e cilësuar “qesharake dhe absurde”.

Salaam tani padit Pinkett Smith për shkaktim të qëllimshëm të stresit emocional. Ai thotë se aktorja e ka portretizuar publikisht si një person që po “përpiqej t’i shantazhonte” atë dhe Will Smith, përfshirë një deklaratë të saj për TMZ ku tha se çifti do të merrte masa ligjore kundër tij — gjë që, sipas Salaam, nuk ka ndodhur kurrë.

Në padi thuhet se për shkak të veprimeve të Pinkett Smith dhe rrethit të saj — përfshirë “përpjekje për ta blerë, frikësuar apo heshtur” — ai ka pësuar humbje financiare, dëmtim reputacioni, stres emocional, probleme shëndetësore dhe “shkatërrim të jetës personale dhe karrierës”.

Salaam kërkon 3 milionë dollarë dëmshpërblim.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI